Keshilla

Njerëzit duhet të dalin, të lëvizin…edhe gjatë një pandemie

Përhapja e sëmundjeve ndikon në mjedisin ku jetojmë. Shqetësimet e shëndetit publik kanë ndikuar në planifikimin urban ku vlen të përmendet se sistemet e ujërave të zeza të Londrës u zhvilluan mbas shpërthimit të kolerës në shekullin e 19-të. Në Amerikë në fund të shekullit të 20-të, parqet publike u bënë një mënyrë popullore (megjithëse ndoshta joefektive) për t'u ofruar qytetarëve ajër më të pastër për t'i mbrojtur ata nga sëmundje të tilla si tuberkulozi.
Tani, Covid-19 mund të ketë një ndikim edhe në hapësirat urbane.
Përhapja e Covid-19 në qytetet më të populluara në botë ka ngritur shqetësime për densitetin, numrin e njerëzve që banojnë në një zonë të caktuar. Trotuaret, ndërtesat dhe hapësirat publike të zënë e vështirësojnë distancimin social, duke rritur rrezikun e infektimit. Një kritikë ndaj dendësisë ka zënë vend dhe në fund të shekullit të 19-të, kur disa liderë amerikanë argumentuan se sëmundja dhe varfëria buronin nga qytete të tejmbushur dhe kushte të jo të mira sanitare.
Sidoqoftë, ideja që mbipopullimi është e pashëndetshme është një ide e tepërt dhe mashtruese kur bëhet fjalë për Covid-19.
Grupimet e njerëzve duken sikur është një nga faktorët kryesorë për përhapjen e Covid-19 ndërsa ekspertët thonë  se çështja kryesore është mungesa e hapësirës, si hapësira private ashtu edhe hapësira publike.
Pesë lagjet më të populluara në Mbretërinë e Bashkuar kanë parë 70% më shumë raste të Covid-19 sesa pesë lagjet më pak të populluara ku ekspertët dolën në përfundimin se "nuk është se sa njerëz jetojnë në një zonë të caktuar që ka rëndësi, por kushtet në të cilat jetojnë."
Deepti Adlakha pedagoge në Universitetin "Queen" në Belfast thotë se ulja e numrit të njerëzve në zona publike do të përkeqësonte shëndetin madje shton se mbipopullimi jo vetëm që nuk ndikon në Covid-19, por ka përfitime shëndetësore mbrojtëse.
 "Mbi 20 vjet kërkime tregojnë se një ambient me shumë njerëz në hapësirë ka të bëjë me një rrezik më të ulët të sëmundjeve kronike, të tilla si mbipesha, diabeti dhe sëmundjet e zemrës. Kjo është kryesisht për vende ku njerëzit janë më aktiv dhe zonat e tyre lokale janë më “të shëtitshme”, që do të thotë se ata mund të shkojnë në dyqane, shkolla dhe shërbime të tjera aty pranë. Reduktimi i densitetit të popullsisë ka shumë të ngjarë të ketë një ndikim negativ në shëndet, duke rritur mundësitë për sëmundjet jo ngjitëse të përmendura.

James F Sallis pedagog në Universitetin e Mjekësisë në Kaliforni thotë se ulja e dendësisë së popullsisë do të rrisë kërkesën për transport.
"Automjetet private mund të favorizohen në krahasim me transportin publik në të ardhmen, pasi udhëtimet me një makinë minimizojnë kontaktin fizik duke ulur rrezikun e infeksionit" tregon Sallis.
Ai thotë se kjo do të rrisë rreziqet e sëmundjeve jo të transmetueshme për shkak të mosveprimit gjatë përdorimit të automjeteve, sëmundjeve të frymëmarrjes për shkak të ndotjes së ajrit dhe dëmtimeve dhe vdekjeve për shkak të aksidenteve.
Plus, domosdoshmëria për të pasur një makinë është një barrë për njerëzit që nuk mund të përballojnë një ose nuk duan një, familjet që nuk kanë të ardhura të mjaftueshme, personat me aftësi të kufizuara dhe të moshuarit që nuk udhëtojnë më me makinë do të përballen me pabarazi të ndryshme.
James thotë se një mënyrë më e mirë për të mbrojtur shëndetin do të ishte që t'u sigurohet njerëzve më shumë hapësirë për të qenë aktivë në lagjet e tyre, për shembull hapësirë për ecje ose hapësira për biçikletat. Kjo ka të ngjarë të ketë një përfitim të dyfishtë, duke zvogëluar përhapjen e Covid-19 duke zvogëluar çdo grumbullim njerëzish në rrugë dhe ul rrezikun e sëmundjeve vdekjeprurëse kronike.

Sigurimi i më shumë opsioneve për aktivitetin fizik në natyrë në komunitetet me të ardhura të ulëta gjithashtu do të zvogëlonte pabarazinë shëndetësore. Familjet me të ardhura të ulëta jetojnë në vende banimi të mbipopulluara ku në ato kushte, me mungesë të hapësirës personale, është pothuajse e pamundur të ndiqen udhëzimet për distancimin social.
 Aty ku nuk ka parqe, është e rëndësishme të ketë më shumë hapësirë për të ecuar apo për të lëvizur me biçikletë.
"Po, nevojiten përpjekje për të zvogëluar grumbullimet ekstreme,por gjithashtu nevojiten dhe përpjekje për t'u siguruar njerëzve në çdo lagje hapësirë të mjaftueshme në natyrë për distancat sociale" tha James.
Ai thotë se dendësia e popullsisë në përgjithësi nuk ka shumë të bëjë me rastet e Covid-19 dhe vdekjet. Përkundrazi, sipas tij duhen lëvizjet për të mbrojtur njerëzit nga sëmundjet kronike.
Burimi:Theconversation\Përktheu:Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë