Njerez

“Njerëzit vrasin veten para se të vdesin nga uria në Jemen”

Më shumë se 10,000 njerëz në Jemen janë vrarë dhe 3 milionë janë detyruar të ikin nga shtëpitë e tyre, si rezultat i pothuajse katër viteve luftimesh. Rreth 22 milionë njerëz tani kanë nevojë për ndihmë dhe deri në 13 milionë njerëz kanë vdekur nga uria. Ndërsa bisedimet për paqe për t'i dhënë fund luftës në Jemen vazhdojnë, Marwan Al-Sabr një punëtor nga Këshilli Norvegjez i Refugjatëve flet për shkatërrimin fizik dhe emocional që luftimet kanë sjellë në vendin e tyre.

Nga Marwan Al-Sabr - Isha i ri kur filloi lufta aspiruese dhe ambicioze. Kurrë nuk e kisha imagjinuar se lufta për pushtet do të vriste dhe ëndrrat tona, kam humbur të afërmit dhe miqtë në këtë brutalitet. Disa që kanë vdekur nga lufta dhe të tjerë nga uria.
Ne kemi humbur të drejtën për të jetuar në mënyrë të sigurt dhe me dinjitet. Nëse nuk e keni parë vendin tonë është e pamundur të imagjinoni se çfarë ka bërë lufta në këtë qytet. Raketat kanë shkatërruar ndërtesa të shumta. Udhëtimi nga veriu në jug të qytetit mund të zgjasë gjashtë orë duke përdorur tunele dhe rrugë të rrezikshme, ndërkohë që përpara luftës duheshin vetëm 10 minuta. Lufta nxjerr më të keqen e një shoqërie. Njerëzit i nënshtrohen kërcënimeve dhe paraburgimit në pikat e kontrollit .

Punëtori Marwan Al-Sabr

Dhuna na ka gërryer materialisht dhe moralisht kemi humbur të drejtën për të jetuar në mënyrë të sigurt dhe me dinjitet. Ne tashmë e dimë që lufta i vret njerëzit, por po shoh edhe dëmin që shkakton një ekonomie pasigurt. Njerëzit janë kaq shumë të varfër saqë vrasin veten para se të vdesin nga uria. Puna jonë është e rëndësishme por gjithashtu edhe e tmerrshme. Kishte të paktën 20 të rinj nga fshati im që regjistroheshin në universitet çdo vit, shumica e tyre për të studiuar mjekësi ose inxhinieri.

Askush nuk konsiderohet të bashkohet me ushtrinë apo të mendojë për mbajtjen e armëve, por pothuajse askush nuk do ta përballonte universitetin në gjithë këtë varfëri. Djemtë e rinj shkojnë për të luftuar në vijën e frontit sepse nuk kanë zgjidhje tjetër.
Një natë tërësisht normale në familjen time, nuk e dinim se lagja jonë do të ishte vendi i radhës që do të sulmohej. Më vonë atë natë dëgjuam avionët, një tingull që tashmë është bërë rutinë. Nuk do ta harroj kurrë ndjenjën e frikës që përjetova. Tymi i pëlhurit ishte duke bllokuar pamjen tonë dhe duke e bërë shumë të vështirë për të marrë frymë. Dritaret u shkatërruan dhe copat e qelqit mbuluan dyshemenë. Fëmijët ishin të frikësuar, ata vraponin duke bërtitur, të verbuar nga tymi pa ditur se ku do të shkonin. Dhjetë vetë u vranë atë natë. Disa njerëz gërmonin nëpër rrënoja, ndërsa disa të tjerë largoheshin nga një goditje e dytë.

Lagje të shkatrruara në Jemen

Katër vite luftë më bënë të humbas rininë time dhe tani e kuptoj se nuk ka asgjë më të rëndësishme në jetë se sa siguria. Ne jetojmë nën kërcënim të vazhdueshëm, jemi një shoqëri e paqëndrueshme, shansi për t’u arsimuar ka vdekur bashkë me qytetarët. Ne kurrë nuk do të jemi të lirë nga ankthi dhe lufta.

Çdo person në Jemen ka ndryshuar rrënjësisht që kur lufta ka filluar, ata janë të zbrazët dhe çdo ditë falënderojnë zotin se iu ka dhënë edhe një mundësi tjetër për të jetuar. Ne fshehim bindjet tona të brendshme sepse e dimë se heshtja është një mundësi më e siguritë se të thuash ndonjë gjë që mund të shqetësojë pushtetarët dhe të na shkaktojnë më shumë probleme. Një mik italian më tha se fëmijët e Jemenit kanë tipare të fytyrës së njerëzve shumë të vjetër. Më vjen keq që ata nuk kanë shijuar asgjë, përveç hidhërimit të luftës. Arsimi që duhet të jetë e drejta e tyre është kthyer tashmë në ëndërr.
Ne kemi pasur ëndrra, por tani jetojmë në një makth. Ne jemi aq të etur për të dëgjuar tingujt e paqes dhe për të rindërtuar vendin tonë. Bota duhet të kthejë sytë nga Jemeni. Ne meritojmë një botë më mirë se kjo.

  • Marwan Al-Sabr,32 vjeç, oficer policie në Jemen i cili punon vullnetarisht për të ndihmuar të mbijetuarit./The Guardian/

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë