Keshilla

Një verë me temperatura të larta dhe me Covid-19

Për shkak të ndryshimit të klimës, potenciali për ekspozim të rrezikshëm ndaj nxehtësisë ekstreme është përkeqësuar në dekadat e fundit dhe do të vazhdojë të përkeqësohet në të ardhmen. Studimet e fundit kanë treguar se probabiliteti i valës së nxehtësisë është rritur për 31 qytete europiane (kryeqytetet e Bashkimit Evropian plus Londrën, Moskën, Oslon) dhe zbuluan se të gjitha zonat metropolitane do të jenë më të ndjeshme ndaj nxehtësisë ekstreme në dekadat e ardhshme.
Kjo verë është shumë e nxehtë në krahasim me te shkuarat dhe studimet shkencore kanë treguar se ndryshimi i klimës rrit mundësitë për tu prekur nga sëmundje të lidhura me nxehtësinë nëse nuk tregojmë kujdes maksimal dhe zbatojmë disa rregulla për tu përshtatur me temperaturat.
 Kjo është gjithashtu me një rëndësi të madhe edhe për të shmangur një problem shtesë për të gjithë sistemin mjekësor në një kohë kur gjithë bota i ka sytë nga Covid-19.
Çdo vit, temperaturat e larta ndikojnë në shëndetin e shumë njerëzve, veçanërisht të të moshuarve, foshnjave, njerëzve që punojnë jashtë dhe të sëmurëve kronikë. Temperaturat e larta mund të shkaktojnë rraskapitje dhe probleme të tjera shëndetësore që mund të përkeqësojnë problemet ekzistuese të sëmundjeve kardiovaskulare, respiratore, veshkave ose problemeve mendore.
 Efektet e pafavorshme shëndetësore të motit të nxehtë janë kryesisht të parandalueshme përmes kujdesit, ndërsa gjithashtu duhet dhe të ndiqni këshillat për të mbrojtur veten nga COVID-19.
Freskohuni gjithë kohës
 Gjatë periudhave të motit të nxehtë, është e rëndësishme të freskoheni gjithë kohës për të shmangur efektet negative të nxehtësisë.
Shmangni daljet e panevojshme
Shmangni dalje jashtë apo aktivitetet në ambiente të ekspozuara nga dielli dhe temperaturat e larta. Bëni pazar kur është freskët dhe blini çdo gjë në mënyrë që mos të keni nevojë të dilni shpesh herë për të blerë. Qëndroni në hije, mos i lini fëmijët ose kafshët në automjete të parkuara dhe nëse është e mundur, kaloni 2-3 orë të ditës në një vend të freskët, duke respektuar distancimin social prej të paktën 1 metër.
Mbajeni shtëpinë tuaj të freskët
 Përdorni kondicionerin ose shfrytëzoni freskun e natës për të freskuar shtëpinë tuaj si dhe mundohuni gjatë ditës të përdorni sa më pak pajisje elektronike.
Mbani trupin tuaj të freskët dhe të hidratuar

Përdorni veshje të lehta dhe të lirshme si dhe bëni dush ose banjë të freskët.
Duhet të pini ujë rregullisht duke shmangur pijet me sheqer, pijet alkoolike dhe kafeinë.
Freskohuni dhe tani gjatë COVID-19 Shmangni ekspozimin në diell ose temperaturat më të larta se 25 ° C, pasi nuk ka prova që kjo parandalon ose kuron COVID-19 dhe kjo rrit rrezikun tuaj për djegien nga dielli dhe sëmundjet që lidhen me nxehtësinë. Ju mund ta merrni COVID-19 pa marrë parasysh se është diell apo janë temperaturat e larta. Kështu që mbroni veten dhe të tjerët duke larë duart rregullisht, duke u kollitur në bërryl dhe duke shmangur prekjen e fytyrës tuaj.

Ndërsa kujdeseni për veten, kontrolloni familjen, miqtë dhe fqinjët që kalojnë pjesën më të madhe të kohës vetëm. Njerëzit e rrezikuar mund të kenë nevojë për ndihmë në ditët e nxehta dhe nëse dikush që ju e dini se është në rrezik, ndihmojini ata të marrin këshilla dhe mbështetje duke respektuar rekomandimet për distancimin social.
Është e rëndësishme të jemi mirë fizikisht dhe mendërisht dhe kjo arrihet duke respektuar rregullat në mënyrë që të rrezikojmë sa më pak nga Covid-19 si dhe të kalojmë verën pa probleme të tjera.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë