Operatorët e Transmetimit të Shqipërisë dhe Kosovës kanë nënshkruar marrëveshjen kuadër të bashkimit të dy tregjeve.
Marrëveshja është nënshkruar nga dy drejtuesit e këtyre operatorëve ditën e enjte në Tiranë.
Sipas njoftimit të OST, kjo marrëveshje kuadër do të shërbejë si bazë për marrëveshje të tjera të njëpasnjëshme, kushte dhe metodologji që do të miratohen për vënien në jetë të tregut të përbashkët energjitik nëpërmjet bursës shqiptare të energjisë elektrike, ALPEX.
Marrëveshja është ndihmuar edhe nga mbështetja e USAID në Shqipëri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.