Mendim

Një tjetër udhëheqëse e fuqishme përballë Trump

Ursula von der Leyen i ka quajtur diskutimet e Donald Trump mbi NATO-n "të papjekura", ka vënë shpesh herë në pikëpyetje afrimitetin e tij me Vladimir Putin dhe madje ka sugjeruar se presidenti është i pakëndshëm me udhëheqëset femra.

Tani ajo do të jetë homologia e tij kryesore në Bashkimin Europian.

Të martën, Von der Leyen u zgjodh si presidentja e ardhshme e Komisionit Europian, duke u votuar nga shumica e Parlamentit Evropian. Roli i ri i Von der Leyen do ta vendosë atë në krye të negociatave me SHBA-në mbi tregtinë, teknologjinë dhe çështje të tjera të mëdha. Edhe pse Von der Leyen ka shumë admirues në mesin e zyrtarëve amerikanë dhe europianë të sigurisë kombëtare, disa nga mbështetësit e saj shqetësohen se vendosja e saj në krye të presidencës së komisionit do të trondisë më tej marrëdhënien e dobët të SHBA-së nën Trump.

"Kjo punë do të ishte e vështirë për këdo, veçanërisht pasi Trump e ka quajtur BE-në armike "," tha Julie Smith, një ish-zyrtar e administratës së Obamës, e cila ndjek nga afër marrëdhëniet transatlantike SHBA-BE. "Por vendosja e një udhëheqëse të fortë gjermane në krye të komisionit do ta bëjë më të vështirë për BE-në që të forcojë lidhjet me administratën Trump".

Ursula von der Leyen

Vendosja e Von Le Leyen në presidencën e Komisionit Evropian ishte një surprizë. Ajo nuk ishte një nga kandidatët kryesorë të paraqitur nga blloqet e mëdha politike, por doli si një zgjidhje konsensusi kur liderët evropianë u debatuan gjatë pas disa takimesh të pafrytshme.

Debatet më të mëdha të Trump me Merkelin shpesh ishin të përqendruara tek një temë që lidhej me Von der Leyen: shpenzimet ushtarake të mbrojtjes.

Kur Von der Leyen të vizitojë Uashingtonin, ajo duhet të duhet të bëjë me kujdes hapat e parë, duke pasur parasysh se shumë nga qëndrimet e saj mund të zemërojnë presidentin Trump.

Von der Leyen është një njeri i besuar i kancelares gjermane Angela Merkel, e cila ka pasur një marrëdhënie të tensionuar me Trump. Presidenti e ka kritikuar Merkelin për çdo vendim, duke filluar nga praktikat tregtare gjermane deri në pranimin e rreth 1 milion refugjatëve.

Von der Leyen ka sugjeruar se shqetësimi i Trump ndaj Merkelit mund të jetë sepse ai nuk është mësuar të merret me udhëheqëse të forta femra.

"Një grua si Angela Merkel, një udhëheqëse globale e respektuar me një eksperiencë të gjatë, ndoshta nuk ka ekzistuar në pikëpamjet e tij deri më tani", tha Von der Leyen për “Spiegel”.

Trump ka kritikuar në mënyrë të përsëritur Gjermaninë për mos shpenzimin e të paktën 2 përqind të PBB-së së saj në mbrojtje, ashtu sic u takon vendeve të NATO-s.

Gjatë qëndrimit të saj në krye si Ministrisë gjermane të Mbrojtjes, Berlini rriti shpenzimet e mbrojtjes, por thirrjet e Von der Leyen për më shumë shpenzime u kundërshtuan nga ligjvënësit gjermanë.

Donald Trump dhe Angela Merkel

Von der Leyen ka shumë mbështetës në të dyja anët e Atlantikut, disa prej të cilëve thonë se ajo ishte gjithmonë e sinqertë për atë që mund të realizohej. Disa vunë në dukje se Von der Leyen ka jetuar në SHBA më parë dhe flet rrjedhshëm në gjuhën angleze, e cila e ka ndihmuarn në Uashingtonin.

"Ajo është pragmatike, ajo është realiste dhe është një negociatore e vështirë", tha Rachel Ellehuus, ndihmëse e ish-sekretarit James Mattis.

Pavarësisht nga marrëdhëniet e ashpra të Trump me shumë udhëheqës të Europës, presidenti pati marrëdhënie të mira me Jean-Claude Juncker. Ai e bindi kreun amerikan vitin e kaluar të tërhiqej nga lëvizjet që do të përshkallëzonin luftëb tregtare me Bashkimit Europian.

Por nga ana tjetër, Von der Leyen është një mbështetëse e fuqishme e projektit evropian, por kjo do të zemëronte Trumpin, i cili është skeptik i aleancave ndërkombëtare dhe shpesh thekson rëndësinë mbizotëruese të sovranitetit kombëtar.

Vitin e kaluar, Trump u përpoq t’i lidhte shpenzimet e mbrojtjes së anëtarëve të NATO-s me praktikat tregtare të BE-së. çështje që tradicionalisht janë të ndara. I pyetur për komentet e Trump, von der Leyen ishte diplomatikisht e hapur.

"Unë mendoj se ky është një diskutim i papjekur," i tha ajo Bloomberg. "Prandaj, unë mendoj se duhet ta kthejmë në një diskutim të pjekur, i cili anashkalon të dyja temat. Ata nuk janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën".

Von der Leyen ka bërë gjithashu thirrje për një ushtri europiane një koncept që Trump e urren, një koncept që ka zëmëruar jashtë mase presidentin amerikan.

"Ne duam të mbetemi transatlantik, por gjithashtu duam të bëhemi më evropian", ka thënë ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë