Shkencë

Një planet i është drejtuar tokës

Një grup shkencëtarësh kanë zbuluar një planet të ri që ka të njëjtën masë sa Toka dhe Marsi. Në galaktikë gjithçka është në kaos, mund të përplasen planetët, të ndryshojnë orbitat dhe të ketë një sërë planetësh që ende nuk i dimë.

Planeti në fjalë ishte i pa zbuluar më parë dhe nuk emiton dritë dhe nuk reflekton. Ky planet është i errët dhe shumë i vështirë për tu gjendur. Astronomët përgjithësisht i quajnë këta planetë mashtrues. Në bazë të projekteve KMTN (Korean Microlensing Telescope Netëork) dhe OGLE( Optimale Gravitacionale Lensing Experiment) dy shoqata ndërkombëtare që merren me hapësirën.

Sipas deklaratave të shoqatave, planeti është parë në efektin e lentes gravitacionale dhe është quajtur OGLE-2016-BLG-1928. Ndërkohë sipas të dhënave planetë të tillë ndryhsojnë në hapsirë dhe mund të identifikohen vetëm me anë të dritës së lenteve klasike. Në lenten e shkencëtarëve planeti në fjalë qëndroi vetëm 41.5 minuta dhe ekspertët nuk morën dot asnjë të dhënë, përveç përmasave që ishin të ngjashme me Tokën dhe faktit se është duke u drejtuar nga galaktika jonë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë