Shkencë

Një pacient në Shqipëri por mjekohet në distancë nga Italia me një teknologji të re

Falë një teknologjie të re, të quajtur "NeuroSphere Virtual Clinic" , specialistët e neurokirurgjisë të spitalit "Aquila", të drejtuar nga  mjeku mund të ndjekin nga distanca një pacient shqiptar,  të cilit së fundmi i kanë implantuar elektroda në tru për ta trajtuar. Trajtimi konsiston në reduktimin e simptomave të Parkinsonit, kryesisht dridhjeve.
 Në këtë mënyrë, pacienti mund të komunikojë me mjekët dhe të marrë trajtimet stimuluese në kohë reale, pavarësisht distancës. Departamenti i neurokirurgjisë në San Salvatore ka praktikuar neuromodulimin për disa vite me mjekun Francesco Abbate.

Mjeku shpjegon se përmes një elektrode prodhohen stimuj elektrikë, të cilët arrijnë në bërthama të veçanta të trurit. Kjo procedurë përmirëson kushtet klinike të pacientëve me Parkinson të cilët nuk i përgjigjen terapive tradicionale farmakologjike.

Çfarë thonë mjekët?

“Tani, me prezantimin e kësaj teknologjie të re (një softuer kompleks), neurokirurgët nga L'Aquila kanë mundësinë të monitorojnë pacientët me video/audio, pa qenë nevoja t'i shohin ata në spital, duke krijuar një lloj spitali virtual", shton Abbate.

Në thelb, është një aplikim i mëtejshëm i telemjekësisë në neurokirurgji. Trajtimi i Parkinsonit me stimulim të thellë të trurit është një mundësi jo vetëm për Abruzzo-n, por edhe për rajonet fqinje, duke ndihmuar në rritjen e atraktivitetit të spitalit në kryeqytetin rajonal.

“Teknologjia e re”, deklaron Abbate, i cili tashmë ka kryer ndërhyrje novatore të avancuara neurostimuluese në L'Aquila, “është një lehtësim i madh sepse na lejon të kemi vazhdimisht pacientin nën kontroll dhe të prezantojmë çdo ndryshim në parametrat dhe funksionet e trajtimit.

Sipas mjekëve është një burim që ndryshon tërësisht qasjen terapeutike për pacientët, me çrregullime të lëvizjes që nuk jetojnë pranë qendrave të specializuara ose që nuk mund të shkojnë te mjeku për rrethana të tilla si pandemia e  Covid-19.

Në këtë mënyrë shmangen udhëtimet që mund të jenë të gjata dhe të shtrenjta. 

Abbate shton se pajisjet e përdorura janë plotësisht të përditësueshme, ashtu si një aplikacion smartphone, duke i garantuar pacientit një softuer të përditësuar gjithmonë me zbulimet më të fundit shkencore. 

Burimi:Marsicalive/Përshtati:Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë