“Një natë ëndrrash” titullohej shfaqja e vënë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.
Sopranoja italiane, Ripalta Bufo dhe mezzosopranoja Vikena Kamenica, u shoqëruan nga Orkestra Simfonike, nën dirigjimin e maestros hungarez, Sandor Gyudi duke sjellë disa nga pjesët më të bukura të repertorit klasik.
“Një natë ëndrrash”, një koncert simfonik vokal, ka ardhur plot romancë me melodinë e “Romeo e Giulietta” dhe mjeshtërisht kryeveprat e Tchaikovsky-t, Rossini-t, Offenbach-ut.
Surpriza e këtij koncerti ishte performanca e korit të fëmijë, i quajtur ndryshe kori i “Zërave të Bardhë”, që u mirëprit nga publiku. (ATA)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.