Art dhe Kulture

Një listë me librat dhe këngët e preferuara të Barack Obama-s të kësaj vere

Si çdo vit, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara ka shpërndarë përmes postimeve në Instagram një listë me librat e tij të preferuar dhe një tjetër me këngët e preferuara të këtij viti.

“Pavarësisht nëse jeni në plazh ose jeni në divan në një ditë me shi, nuk ka më mirë se të uleni me një libër të shkëlqyer gjatë verës. Ndërsa ishim akoma në Shtëpinë e Bardhë, unë fillova të ndaj të preferuarat e mia të verës – dhe me kalimin e viteve, është bërë një traditë e vogël që pres ta ndaj me të gjithë ju. Kështu, po ju tregoj disa nga librat që kam lexuar kohët e fundit. Shpresoj t’i shijoni sa më shumë”, shkroi ai.

https://twitter.com/BarackObama/status/1413576041482932225

Por jo vetëm, Obama pak ditë më vonë publikoi edhe një top-list me këngë.

“Ka shumë arsye për të festuar këtë verë. Kam bashkuar një listë me disa prej këngëve që po dëgjoj kohët e fundit. Është një përzierje e emrave të vjetër dhe të rinj”.

https://twitter.com/BarackObama/status/1413848757083545601

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë