Ne rrjet

Një kroate në krye të Këshillit të Europës

Marija Pejčinović-Burić, ministrja kroate e Punëve të Jashtme është zgjedhur zyrtarisht Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Europës (CoE), duke mundur kandidatin norvegjez Thorbjorn Jagland.

Ajo u zgjodh me 159 vota pro nga 268 anëtarët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (PACE), mes të cilëve edhe përfaqësuesit shqiptarë.

Zgjedhja e saj erdhi pas një vendimi të Këshillit të Europës për të tërhequr vëzhguesit zgjedhorë nga Shqipëria, për shkak të pasigurisë që shoqëron procesin zgjedhor të 30 qershorit.

https://twitter.com/coe/status/1143947869885554691?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1143947869885554691&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.politico.eu%2Farticle%2Fcroatian-named-new-head-of-council-of-europe%2F

Po ashtu pak ditë në parë, një shumicë të madhe e përfaqësuesve europiane votuan për të lejuar përfaqësuesit rusë të kthehen në Këshill, pesë vjet pasi Moskës iu hoqën të drejtat e votimit për shkak të aneksimin e Krimesë.

Në Zagreb, zgjedhja e Pejçinoviq-Buriq konsiderohet një sukses i vërtetë, por gjithashtu shkakton një kokëçarje politike për kryeministrin kroat Andrej Plenkoviç, pasi ai duhet të zgjedhë një ministër të ri përpara se Kroacia të marrë Presidencën e BE-së më 1 janar të vitit 2020.

Kryeministri I kërkoi Davor Božinoviqin, aktualisht ministër i brendshëm të vihej në krye te portofolit të ministrisë së jashtme, por kjo nuk është e mundur pasi ai do të jetë i vështirë për t'u zëvendësuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë