Biznes

Një gabim i tatimeve u ka kushtuar bizneseve 4 muaj pagesa të sigurimeve të punonjësve të rinj

Pagesat e pakryera nuk mund të rekuperohen sipas burimeve sepse do tu kushtojë shtetit shtrenjtë…

Bizneset fason, megjithëse gjenden në vështirësi të papërjetuar më parë, ata kanë rekrutuar gjatë fundit të 2020-ës punonjës të rinj.

Por sipas bazës ligjore në fuqi, sistemi tatimor nuk ua ka njohur listpagesat.

Bëhet fjalë për punonjësit e rinj që mësojnë në punë për një periudhë tremujore.

Koha e mospranimit nga ana e sistemit tatimor të këtyre listapgesave është që nga muaji tetor 2020 deri në shkurt 2021.

“Unë kam marrë në punë në fabrikën time 10 punonjës dhe nuk mi ka pranuar sistemi. Bëhet fjalë për një vlerë prej 2,8 mln lekë të vjetra. Por ka sipërmarrje të tjera që mund të kenë punësuar më shumë punonjës të rinj”- shprehet Florian Zekja e ND Albania.

Këtë shqetësim e ka përcjellë me një letër urdhëruese Ministria e Financave pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve ku kërkon njohjen e menjëhershme të listapgesave të punonjësve të rinj të ndërmarrjeve fason. Gjithashtu financat në këtë letër i kujtojnë tatimeve që e kanë për detyrë ti kthejnë përgjigje tatimpaguesëve për çdo shqetësim të tyren, pasi bizneset edhe pse janë interesuar në të gjitha format pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për këtë shqetësim, nuk kanë marrë përgjigje.

“Pranë subjekteve që ushtrojnë veprimtari ekonomike sipas regjimit të përpunimit aktiv (fason) punösohen për herë të parë persona për një periudhë deri në tre muaj të formimit profesional, për një profesion të caktuar, të kualifikuar, të cilët duhet të sigurohen në mënyrë të detyrueshme sipas VKM nr. 77, datë 28.01.2015, "Për kontributet e detyrueshme dhe përfitimet nga sistemi i sigurimeve shoqërore dhe sigurimi i kujdesit shëndetesor", të ndryshuar, kreu I, pika l, germa g.  Në shkresën e sipërcituar, shoqata shprehet se në datat kur duhet të bëhen deklarimet e listëpagesave, sistemi informatik tatimor nuk lejon zbatimin e VKM-së së sipörpermendur, Për këtë qëllim, shoqata shprehet se më datë 22 dhjetor 2020 ka dërguar e-mail në adresën e postës elektronike  lidhur me këtë shqetësim, por nuk ka marrë  përgjigje. Pas kësaj, më datë 22 janar 2021, kjo shoqöri ka kërkuar nga Drejtoria e  Përgjithshme e Tatimeve sqarim mbi këtë problem, por, përsëri, nuk ka pasur reagim lidhur me shqetësimin e ngritur prej saj”- citohet në letrën e Ministrisë së Financave drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Sipas bazës ligjore në fuqi, "Konsiderohen të mbrojtur dhe përfitojnë të ardhura e shërbime nga sistemi i sigııriıneve shoqërore dhe sigurimi i kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë: Personat që zhvillojnë aktivitet ekononıik dhe kanë plotësuar moshën e punës, sipas Kodit të Punës.

Personat e punësuar për herë të parë, në subjekte të cilal zhvillojnë aktivitete ekonomike sipas Regjimit të Përpunimit Aktiv (fason), për një periudhë deri tre muaj të formimit profesional, për "një profesion të caktuar, të kualifikuar, që sigurohen në mënyrë të detyrueshme, në nivel minimal, vetëm në degën e aksidenteve në punë dhe sëmundjeve profesionale, me kushtin që subjekti punëdhënës nuk përfiton financime nga programet e nxitjes së punësimit nëpërmjet formimit professional.

Lidhur me kontributin e detyrueshëm për kategorinë e këtyre punonjësve, është parashikuar se: Kontributi i detyrueshëm për aksidente në punë dhe sëmundje profesionale, për kohën e formimit profesional, personave të punësuar në subjekte që zhvillojnë veprimtari ekonomike sipas Regjimit të Përpunimit Aktiv (fason), eshtë 0,3 % e pagës bruto miniınale në shkallë vendi dhe paguhet totalisht nga punëdhënësi.'

Po ashtu në VKM parashikohet që:

Formimi profesional nëpërmjet punës, realizohet nga punëdhënësi që zhvillon aktivitet ekonomik, sipas Regjimit të Përpunimit Aktiv (fason). Koha e formimit profesional të personit, për një profesion të caktııar të kualifikuar, mund të zgjasë deri në tre muaj giithsej dhe vetëm një herë, pavarësisht nga subjektet ku është kryer Lista e personave pjesëmarrës, periudha e formimit profesional dhe profesioni për të cilin do të kıualifikohen deklarohet zyrtarisht nga subjekti, në zyrën përkatëse të punësimit përpara filliınit të trajnimit, Zyra e punësimit bën evidentimin në një regiistër të veçantë dhe autorizon subjektin për vazhdimin e procesit dhe deklarimin në organet tattimore.

Njëkohësisht, bazuar në Kodin e Punës së Republikës së Shqipërisë, midis punëdhënësit dhe punëmarrësit të kategorisë së punonjësve, detyrimisht duhet të lidhet kontrata e punës në formë të shkruar, ku të jenë përcaktuar edhe kohëzgjatja dhe qëllimi për të cilin merret punonjësi në punë.

Financat u kërkojnë tatimeve që në vijim të ndjekjes së procedurës përkatëse, sistemi informatik tatimor duhet të njohë dhe të lejojë deklarimin e listëpagesave të punonjësve të punësuar rishtazi nga subjektet që ushtrojnë veprimtari sipas regjimit të përpunimit aktiv (fason), për kohën e formimit profesional, me kontribut të detyrueshëm për aksidente në punë.

Gazeta “Si” u interesua pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Aty thanë se është marrë vendimi për të ndrequr gabimin, por nuk iu përgjigjën kërkesës së Gazetës se për sa punonjës në total bëhet fjalë dhe sa është vlera monetare e munguar për llogari të punonjësve të rinj.

“Do të implementohet në sistem. Kur të implementohet e gjitha, do të mund të dalim me shifra konkrete”- u përgjigjën tatimet.

Por burime të Gazetës Si, treguan se është e pamundur që gabimi i bërë të korrigjohet, sepse penalizimi nga kompania e mirëmbajtjes së sistemit tatimor dio ti kushtontente shtetit të paktën 300 mijë euro.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë