Treg

Niveli i ulët i migrimit do të pengojë rimëkëmbjen ekonomike në botë

Pandemia i dha fund zgjerimit dhjetëvjecar të popullsisë dhe flukseve punëtore në botë. Vendet që e kanë përballuar mirë pandeminë përballen me një tërheqje të qëndrueshme ekonomike nga kolapsi global i migrimit , i cili do të pengojë rritjen e popullsisë së tyre në moshë pune , kanë paralajmëruar ekonomistët.

Kriza e Covid-19 i dha fund rritjes së qëndrueshme të një dekade në flukset e emigrantëve , sipas të dhënave të mbledhura nga OECD.
Megjithëse pak vende kanë publikuar shifra për vitin 2020, Jean Christophe Dumont, i cili drejton kërkimet mbi migracionin në organizatën me bazë në Paris, deklaroi se rënia nga viti në vit e flukseve hyrëse në vendet e pasura varionte nga 30% në 70-80% në vende si Australia dhe Zelanda e Re që mbyllën pothuajse plotësisht kufijtë e tyre.

"Me shumë vende që tani shtrëngojnë kontrollet e kufirit, migrimi në 2021 do të jetë “larg normalit dhe mund të ishte i ngjashëm me vitin 2020 nëse gjerat nuk përmirësohen shpejt", tha Dumont.
Migrantët mbajnë të gjithë barrën e kësaj , duke nisur nga punëtorët që janë të pamundur për të hyrë në një punë , qëndrimi larg anëtarëve të familjes ,studentët që detyrohen të shtyjnë kurset dhe
refugjatët që mbetën të bllokuar nëpër kampe.

Sipas ekonomistëve, do të ketë efekte të qëndrueshme për vendet të cilat vitet e fundit janë mbështetur në një fluks të vazhdueshëm të të ardhurave për të mbushur vende pune, për të mbështetur rritjen e fuqisë punëtore, për të rritur sektorin e arsimit dhe për të kompensuar barrën fiskale të një popullsie në plakje.

Në Australi dhe Zelandën e Re , rritja e PBB është nxitur nga një popullsi në zgjerim , kryesisht për shkak të niveleve të larta të migracionit neto.
Edhe nëse migrimi neto kthehet në nivelet para-pandemike deri në vitin 2024 , popullsia përkatëse e moshës së tyre të punës do të jetë 2% dhe 2.8% më e vogël në periudhën afatmesme , sipas vlerësimeve të FMN.

Philip Lowe, guvernator i bankës qendrore të Australisë, tha në një fjalim të fundit se rritja e popullsisë kishte formësuar ekonominë e vendit duke nxitur rritjen e PBB-së dhe duke rritur sektorin e arsimit.
Nëse rritja e popullsisë do të jetë dukshëm më e ngadaltë në një botë post-Covid, trajektorja për ekonominë tonë do të duket ndryshe.

Kanadaja, e cila ka një politikë të gjatë për të ndjekur rritjen e popullsisë, ka rritur objektivat e saj për emigrimin neto. Qeveritë e tjera nuk e shohin migracionin si një problem të menjëhershëm , duke pasur parasysh që nivelet e përgjithshme të papunësisë po rriten në shumicën e vendeve.

Një përjashtim është bërë në fusha specifike sic janë kujdesi shëndetësor dhe bujqësia, ku vitin e kaluar disa vende importuan punëtorë sezonalë edhe gjatë bllokimeve.
Një rënie e qëndrueshme e lëvizshmërisë ndërkufitare mund të godasë vendet ku migrimi ka kompesuar presionet fiskale të plakjes së popullatave.

Migrimi ndërkombëtar ka të ngjarë të rritet sapo të hapen kufijtë por ekonomistët nuk presin që ai të arrijë në nivelet para-pandemike për disa kohë.
Përvoja e pandemisë ka bërë që qeveritë të kuptojnë vlerën e migrimit me aftësi të ulëta në sektorë të tillë si kujdesi , transporti dhe furnizimi me ushqim.

Tashmë kompanitë shumëkombëshe shohin më pak nevojë për të dërguar punonjës në detyra afatshkurtra që mund të bëhen duke përdorur video konferencë pasi rritja e punës në distancë e ka bërë më të lehtë punësimin përtej kufijve.
Në të ardhmen, puna në distancë mund të bëje që mungesat e fuqisë punëtore në vendet e zhvilluara të jenë më pak të mundshme.

Ndikimi i të pasurit më pak migrim mund të jetë më i vogël sesa njerëzit do të kishin parashikuar dy vjet më parë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë