Treg

Nisin fluturimet direkte Moskë-Tiranë

Tirana International Airport, TIA, ka njoftuar se nga data 20 qershor 2021, shqiptarët do të mund të udhëtojnë direkt për në Moskë, Rusi dhe e anasjelltas, 1 herë në javë me çarter turistik.

Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme, 14 qershor për herë të parë nisën fluturimet direkte nga Tirana në Riad të Arabisë Saudite, të mundësuara 3 herë në javë. Më herët nisën edhe fluturimet direkte për në Dubai nga Tirana, pa nevojën e një tranziti.

Pas vitit pandemik, duket që çarterat turistike po jep kontribut në tentativën për të rigjallëruar turizmin në vendin tonë dhe jo vetëm.

Të parët që erdhën në Shqipëri për vitin 2021 ishin çarterat polakë, nga 9 të tillë në ditë.

Më 16 qershor nis ardhja e çarterave nga Ukraina, Bjellorusia dhe Tel Aviv.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë