Politike

Nishani: A duhet që Basha t’i dëgjojë anëtarët e PD-së? Kjo është çështja, pa spërdredhje

Ndërsa ish- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka lajmëruar një takim të martën në Fier për një “PD më të fortë”, ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka nënvizuar se kjo lëvizje ka si qëllim Lulzim Bashën.

“ Ndaj Foltores dhe lëvizjes së Z. Berisha, po tentohet të ngrihen teza e diversione pa fund! Shumica e tyre dalë nga kazani propagandës së Edi Ramës.  Në fakt teza dhe çështja e vetme që shtron kjo lëvizje është e thjeshtë dhe e qartë ! A duhet që Lulzim Basha t’i respektojë dhe dëgjojë anëtarët dhe strukturat e PD-së? Kaq e thjesht është. Ndaj kësaj gjithsekush ka të drejtën të pozicionohet PRO ose KUNDER. Pa shumë spërdredhje!”, shkruan Nishani. Një ditë më parë, ish-Presidenti i kërkoi PD-se që të mos heshtë ndaj “skandaleve të qeverisë”

“Një skandal tjetër i qeverisë së skandaleve! Baza e skandalit hajnia dhe mashtrimi! Një gazetare e pakapur, denoncoi Edi Ramën se përdorte prej muajsh një makinë ultra luksoze që sipas medias kushtonte 500 mijë euro (gjysëm milioni pra). Vetëm pas denoncimit të medias, qeveria tentoi të justifikohet se makinën e ka marrë Partia Socialiste me qera!!!! Por selia e Partisë Demokratike pse hesht ! Ka frikë ? Nuk e quan të rëndësishme ? Nuk ka dëgjuar e parë gjë? Apo ? ……..

Gjithsesi opozitarizmi, denoncimi i aferave qeveritare, përballja me të keqen nuk është më as monopol e as peng i Kryetarit Peng në selinë e PD”, nënvizonte ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë