Menaxhim

Nis censi i popullsisë dhe banesave, gjobë 50 mijë lekë kush nuk përgjigjet ose gënjen

Gazeta Si - Ka nisur këtë të hënë regjistrimi i popullsisë dhe banesave, në një proces do të vijojë për 6 javë, ku mbi 7 mijë e 500 anketues, mbikëqyrës dhe kontrollorë do të jenë në terren.

Për ata qytetarë që nuk do t’u përgjigjen pyetjeve apo të japin përgjigje të rreme ka penalitete që nis nga 50 mijë lekë gjobë.

Censi do të ofrojë të dhëna për popullsinë rezidente, mbi karakteristikat demografike, sociale, të dhëna për strehimin, shëndetësinë, punësimin e të tjera.

Pyetësorët janë me tetë module dhe 100 pyetje. Në modulin për individët do të përfshihet një informacion të gjerë për statusin civil, arsimin, punësimin e të tjera.

Grumbullimi i të dhënave do kryhet me pajisje elektronike. Pyetësorët janë me tetë module dhe 100 pyetje.

Po ashtu, do të ketë modul për shtëpitë, sektorin e bujqësisë dhe sektorë të tjerë.

“Etniciteti, gjuha, feja”, janë tre pyetjet e vetme të formularit që nuk janë të detyrueshme për t’u përgjigjur.

Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023 do të jetë Censusi i 12-të, që kur Shqipëria u shpall shtet i pavarur në vitin 1912, ku Censi i parë u krye në vitin 1923, ku i pari është zhvilluar në vitin 1923 dhe i fundit në vitin 2011.

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në konferencë hapëse për Censin një javë më parë, gjatë fjalës së tij theksoi rëndësinë e këtij procesi dhe nevojën që të kryhet sipas standardeve të BE-së.

Për kryeministrin, institucioni i INSTAT tashmë është çliruar nga politika, ndërsa theksoi se prej 4 vitesh kanë vijuar përgatitjet për kryerjen e këtij procesi. Kreu i qeverisë nënvizoi se është me rëndësi që numri i shqiptarëve që jetojnë në vend të jetë i vërtetë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë