Lajme

Nis seanca në KPA për prokurorin Besnik Cani

Ka nisur në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit seanca dëgjimore për prokurorin Besnik Cani.

Cani ka qenë i pranishëm në sallë bashkë me avokatin e tij mbrojtës, Eduard Halimi, i cili u shpreh se “Besnik Cani gjatë këtyre ditëve është vënë në dijeni se dy prej anëtarëve të trupës, Artan Hajdari dhe Luan Daci, janë në kushtet e pazgjidhshmërisë”.

Më 17 janar, prokurori Besnik Cani ka bërë kërkesë në KPA për përjashtimin e dy anëtarëve, Hajdari dhe Daci.

Cani ka bërë kallëzim penal për Dacin për akuzën e “falsifikimit të formularëve”.

Herën e kaluar, seanca dëgjimore u shty, pasi nuk ishte i pranishëm mbrojtësi i tij, Eduart Halimi.

Prokurori Besnik Cani u konfirmua në detyrë më 27 nëntor 2018 nga trupa gjykuese e udhëhequr nga Olsi Komici, me relator Lulzim Hamitaj dhe anëtare Brunilda Bekteshi.

Komisioneri Publik ankimoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për prokurorin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Elbasan, Besnik Cani, duke marrë në konsideratë edhe rekomandimin e paraqitur nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit për të paraqitur ankim, pasi bazuar në provat dhe faktet e administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, prokurori Cani nuk plotësonte kushtet për konfirmimin në detyrë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë