Lajme

Durrës, nis Samiti i Kryeministrave të Ballkanit

Në prag të nisjes së sesionit parlamentar në vendin tonë, në Durrës ka nisur takimi kryeministror “Integrimi i Ekonomisë Rajonale” në mes kryeministrave të Ballkanit, ku i pranishëm është edhe kryekomisioneri Hahn.

Takime të tilla janë shtuar vitet e fundit për të lidhur urat e komunikimit mes vendeve të Ballkanit. Në fokus të këtij takimi është integrimi i rajonit, veçanërisht integrimi ekonomik dhe do diskutohet mbi projektin e nisur tashmë për krijimin e një zone ekonomike të rajonit. Zona Ekonomike Rajonale e vendosur në Samitin e Triestes synon të sigurojë mundësi të reja si për bizneset ashtu dhe për qytetarët, si dhe do të forcojë zhvillimin dhe vendet e punës.

Kryeministri Rama bën mikpritësin në këtë samit në Ballkan. Në orën 12:15 do të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp, ku fjalën do e ketë kryeministri Edi Rama, eurokomisioneri Hahn si dhe kryeministrat e tjerë pjesëmarrës.

Disa nga temat e diskutimit do të jenë:

Një vizion të përbashkët mbi Strategjinë e Integrimit europian;

Zbatimi dhe Fuqizimi i Zonës Ekonomike Rajonale1;

Marrëveshja Roaming;

Fillimi i negociatave për marrëveshjet e njohjes reciproke të kualifikimet akademike dhe profesionale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë