Njerez

Nipi gjen mesazhin e gjyshit të tij të lënë para 88 vitesh

Një ndërtues çatish në Gjermani është surprizuar kur një ditë të zakonshme gjatë punës së tij ka gjetur një mesazh në një shishe në katedralen e qytetit.

Dhe ky mesazh i shkruar para 88 vitesh saktësisht në vitin 1930 ishte shkruar pikërisht nga dora e gjyshit të tij, i cili gjithashtu kishte punuar si ndërtues çatish në atë kohë.

Më 26 mars të vitit 1930, katër punëtor vendosën të shkruanin nga një mesazh dhe letrën e  vendosën në një shishe. "Kohë të vështira të luftës qëndrojnë prapa nesh," shkruanin ata. Pas përshkrimit të inflacionit dhe papunësisë në rritje që pasoi Luftën e Parë Botërore, ata përfunduan mesazhin: "Ne shpresojmë që së shpejti të vijnë kohë më të mira".

Ndërtuesit e mbështollën mesazhin në një shishe qelqi të pastër dhe e fshehën në çatinë e katedrales së shekullit të 12-të të qytetit.

Tetëdhjetë e tetë vjet më vonë, gjatë kryerjes së punimeve për mirëmbajtjen, 52-vjeçari Peter Brandt pa një shishe. Ai e njihte shkrimin në letër, si dhe emrin e nënshkruesve, pasi ai ishte pikërisht gjyshi i tij Willi  Brandt.

"Ishte një zbulim i mrekullueshëm", tha Peter Brandt, duke pasur parasysh pamundësinë e zbulimit të shishes në të njëjtën çati që gjyshi i tij riparonte gati një shekull më parë. Letra, tha Brandt, i përket një kapitulli shumë të errët të së shkuarës së Gjermanisë. Por zbulimi i tij ofroi një mundësi për të reflektuar mbi paqen dhe begatinë relative të së tashmes.

Ai ka memorizuar një nga linjat e mesazhit në veçanti: "Ne punuam një javë të tërë për 1 kile gjalpë dhe 1 bukë", shkroi gjyshi dhe kolegët e tij në vitin 1930.

“Është tronditëse kur mendoni për vendin ku jetojmë sot dhe për të gjitha gjërat që mund të përballojmë tani", tha ai. "Ata jetonin në kohë të vështira. Por lufta bëri gjithçka edhe më keq". 

Willy Brandt u regjistrua si një ushtar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai u kap dhe u burgos nga rusët. Pasi u kthye në Goslar, ai rifilloi profesionin e tij si mbulues çatish, por kurrë nuk fliste për luftën.

"Kur e takova, ai ishte shumë tërheqës dhe i mbyllur," tha Peter Brandt, i cili u bashkua me gjyshin e tij në çatitë e ndërtesave të qytetit gjatë pushimeve shkollore kur ishte 12 vjeç dhe më vonë do të merrte përsipër biznesin familjar.

Willi Brandt nuk e dinte se 88 vjet pas shënimit, qyteti i dikurshëm i rrënuar ekonomikisht do të ishte shtëpia e disa kompanive kimike dhe metalike, në një qendër të vjetër të qytetit që është bërë qendër turistike dhe vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Problemet e papunësisë të përshkruara nga Willi Brandt janë zhdukur në masë të madhe.

Megjithatë, banorët e Goslar po largohen drejt vendeve të mëdha për të ndjekur studimet, ose për të gjetur punë më të mirë , tha Ulrich Albers, kreu i arkivave lokale. Në disa pjesë të qytetit, dyqanet dhe blloqet e banimit të tërë janë bosh.

Tre vjet më parë, gjatë kulmit të krizës së refugjatëve gjermanë, Junk propozoi që Goslar të merrte refugjatë shtesë, duke përmendur mungesën e strehimit në qytete më të mëdha.

Junk tha se nuk pendohet për atë vendim - dhe se përmbajtja e letrës së Willi Brandt e ka vënë në një perspektivë të re. "Çdo ditë, ne po diskutojmë problemet e shumta që kemi si qytet që dyshohet se janë shumë. Por me këtë letër që nga viti 1930, mund të shohim se shumë probleme që i perceptojmë nuk janë me të vërtetë probleme", tha ai.

Rreth 1,000 refugjatë që ka marrë qyteti tani shkojnë në shkollë ose janë të punësuar plotësisht nga një nga industritë e IT të qytetit, farmacitë apo bizneset e tjera, sipas Junk.

Këtë muaj, Junk, së bashku me banorët e Goslar dhe Peter Brandt, i ktheu mesazhin 88-vjeçar në vendin e tij të pushimit. Megjithëse letra origjinale që nga viti 1930 është tani në arkivat e qytetit, një kopje dhe një mesazh i shtuar nga kryetari i bashkisë u rrokullisën në shishe dhe u vendosën në çatinë e katedrales së shekullit të 12-të.

Peter Brandt tha se nëse do të shkruante një letër të ngjashme, ai do të informonte brezat e ardhshëm se Goslar po përjeton kohë të qetë. "Por në media, i shihni të gjitha këto probleme në mbarë botën," tha ai.

Junk shpreson se në 100 vjet, një tjetër ndërtues do të zbulojë këtë shishe. Edhe pse nuk do të zbulojë saktësisht atë që ai shkroi në mesazhin e tij për banorët e ardhshëm të Goslar, ai tha se nuk shpreson për kohë më të mira.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë