Lajme

Ngec në vetting Përparim Kulluri, prokurori i dosjes “Babale”

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Krimeve të Rënda, Përparim Kullurin.
Vendimi është marrë nga trupa gjykuese e përbërë nga Lulzim Hamitaj, Olsi Komici dhe Brunilda Bekteshi.
Kulluri kishte së fundmi në dorë dosjen e bujshme “Babale”, ku janë të përfshirë personazhe të njohura të politikës.
Sa i përket procesit të rivlerësimit në KPK, prokurori Kulluri ka rezultuar se ka pasur kontakte me një person me rekorde kriminale, por një gjë e tillë është mohuar prokurori.
Sa i përket pasurisë nuk ka rezultuar me probleme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë