Lajme

Ngacmoi seksualisht 15-vjeçaren, arrestohet polici në Shkodër

Policia e Shkodrës ka arrestuar një punonjës policie në Malësinë e Madhe, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur 15-vjeçare.
Në pranga ka përfunduar specialisti i policimit në komunitet në zonën Grumiere të Malësisë së Madhe, Berhan Bajrakurti.
Kanë qenë familjarët, që denoncuan rastin, pasi kanë parë videot në telefonin e vajzës, që inspektori i policisë i kishte dërguar duke e ngacmuar seksualisht.
Gjithashtu, ai e ka telefonuar vajzën dhe ka kryer biseda erotike përmes telefonit. Në media u publikua një video, ku polici shfaqej i zhveshur duke komunikuar me videokamerë me 15-vjeçaren.
Pas denoncimit të rastit, policia ka arrestuar efektivin e policisë, Berhan Bajrakurti. Ndërkohë që Policia e Shkodrës deklaron se nuk ka pasur asnjë denoncim dhe se me rastin janë informuar nga media.
“Në Shkodër është arrestuar menjëherë punonjësi i policisë që është shfaqur në videon e publikuar në media”, thuhet në një reagim të shkurtër nga policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë