Rend dhe Ligj

Nga ‘shtëpitë e barit’ te parcelat, Policia nis planin kundër kultivimit të kanabisit

Gazeta Si - Për të parandaluar fenomenin e kultivimit të kanabisit që në këtë sezon kulmon në periudhën shkurt-mars, Policia e Shtetit ka hartuar një plan operacional.

Për shkak se vitin e kaluar, një nga problematikat e hasura në polici ishte kultivimi i drogës në sera e godina të pabanuara, këtë të premte, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano ka urdhëruar vartësit të nisin një operacion për kontrollin e territorit.

Në dokumentin e siguruar nga Gazetasi.al, thuhet se operacioni do të kryhet çdo ditë në të gjitha qarqet, nga ora 9:00 deri në orën 16:00.

Në terren do të dalin edhe punonjësit e sektorëve dhe seksioneve të tjera dhe jo vetëm ata të narkotikëve.

Përveç kontrollit të territorit, në hapësira publike, parcela apo mes pyjeve, kontroll do të ushtrohet edhe në banesa, objekte të mbyllura, sera, depo, magazina, tunele, ish-reparte ushtarake, ish-depot e rezervave shtetërore, shtëpi të braktisura, stane dhe stalla.

Për policinë këto ambiente shfrytëzohen individë apo grupe kriminale për kultivimin e bimëve narkotike apo përgatitjen e mbjelljes së fidanëve të drogës.

Më të njohurat janë të ashtuquajturat “shtëpi bari”, ku pas operacioneve të shumta janë zbuluar dhe shkatërruar në disa qytete të vendit.

Për policinë këto ambiente shfrytëzohen individë apo grupe kriminale për kultivimin e bimëve narkotike apo përgatitjen e mbjelljes së fidanëve të drogës.

Për të mos dekonspiruar operacionin, Nano ka vendosur që kontrollet nuk do të kryhen nga oficerët e qarkut.

Ndërsa operacionet në çdo qark mbikëqyren nga drejtues policie në Drejtorinë e Përgjithshme.

Një prej udhëzimeve të Drejtorisë së Policisë është dhe kontrolli i gjitha vendeve të cilësuara me risk, apo vendet ku vitet e kaluara është tentuar të kultivohet kanabis.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë