Ka ndodhur

Video/ Zbulohet laboratori i kanabisit në Sarandë, hyrja ishte në një bodrum nën tokë

Gazeta Si - Dy elektriçistë janë arrestuar dhe dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi kishin përshtatur një magazinë në “shtëpi bari” në Sarandë.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative, policia nisi kontrollet në vendin e quajtur “Volloder” pranë fshatit Nivicë në Sarandë, ku ishte përshtatur një magazinë për kultivimin në kushte laboratorike të bimëve të kanabisit.

Laboratori ishte përshtatur në një bodrum, ku hyrja ishte nën tokë dhe më pas dilej në sipërfaqen e magazinës ku ishin kultivuar lëndë narkotike.

Në pranga u vu V.S., 57 vjeç, elektricist i OSHEE-së për shpërdorim detyre dhe G. H., 61 vjeç, faturist i OSHEE, pasi nuk kanë konstatuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në ambientet e laboratorit ku përdoreshin llamba për rritjen e bimëve.

Kurse, në kërkim për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhja e energjisë elektrike” u shpallën K. O. pronari i magazinës dhe K. M., i cili kishte marrë më qira ambientet që ishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike.

Gjatë zhvillimit të operacionit janë sekuestrua 100 bimë kanabisi të kultivuara në kubikë dhe 50 llamba elektrike.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë