Ka ndodhur

Video/ Brenda laboratorit të drogës në Ndroq, momenti kur ndërhyn policia gjatë operacionit

Gazeta Si - Një laborator droge është zbuluar mëngjesin e të shtunës në Ndroq pranë Tiranës. Në kaudër të operacionit “Pinet”, është goditur një vepritari kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave.

Sipas policisë, gjatë operacionit është zbuluar një ambient i përshtatur për kultivimin e kanabisit, me anë të llambave, në një banesë ku kishte lidhje të paligjshme elektrike.

Në pranga janë vënë 3 shtetas, të cilët janë kapur brenda “shtëpisë së barit”. Dy prej tyre janë punonjës të OSHEE-së.

Gjithashtu është proceduar penalisht kryeplaku i fshatit dhe një punonjës policie SPZ.

Ndërsa është shpallur në kërkim organizatorja e kësaj veprimtarie, R. Xh., 32 vjeçe, e cila kishte marrë banesën me qira.

Sipas policisë, R.Xh., banesën e marrë me qira prej saj, së bashku me shtetasin E.D., i cili u kap në banesë gjatë ndërhysjes së policisë, e kishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, ndërsa punonjësit e OSHEE, nuk kanë konstatuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në këtë ambient, në zonën që ata kishin në monitorim.

Gjatë operacionit janë sekuestruar  247 bimë kanabis të kultivuara në vazo, 45 ushqyes elektrikë, 46 llamba elektrike, 11 freskuese, shuma prej 120.000 lekë të rinj dhe 7 aparate celularë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë