Politike

Raportet e reja në grup/ Nga Paloka tek Alizoti, Basha përjashton 11 deputetë të tjerë nga grupi i PD: Janë me Berishën (gjithsej 19) 

Kryetari i Parisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha, përjashtoi gjatë mbledhjes së Kryesisë, 11 deputetë pozicionuar pro Sali Berishës dhe Gazment Bardhit.

Basha i ka dërguar kërkesë Kuvendit për të larguar deputetët, Edi Paloka, Bujar Leskaj, Ina Zhupa, Tomor Alizoti, Sorina Koti, Asllan Dogjani, Isuf Cela, Gerta bardeli, Kastriot Piroli, Lindita Metaliaj dhe Ludovik Hasanaj.

“Në mbledhjen e kryesisë së PD-së Zyrtare drejtuar nga Lulzim Basha, është marre vendimi i mëposhtëm për përjashtim”, thuhet në letrën dërguar Lindita Nikolles.

Kjo është shkresa e dytë e shkarkimeve nga Basha. Në janar të këtij viti ai shkarkoi katër deputetët: Agron Shehaj, Tritan Shehu, Belind Këlliçi dhe Oerd Bylykbashi me argumentin se nuk u distancuan nga Sali Berisha.

Gjithsej Lulzim Basha deri më tani ka përjashtuar 19 deputetë nga grupi parlamentar i PD

Shkresa, e depozituar në Kuvend,trendit vetëm 24 deputetë si të PD. Dokumenti, në emër të grupit parlamentar është firmosur nga Lulzim Basha.

Ky vendim vjen në kohën se kë do të njohë Kuvendi zyrtarisht kryetar grupi: Flutura Açkën e deleguar prej Bashës, apo Gazment Bardhin që ka aktualisht mbështetjen e shumicës së deputetëve të opozitës. 

.

1. Greta Bardeli

2. Ina Zhupa

3 Isuf Çela

4. Asllan Dogjani

5. Bujar Leskaj

6. Edi Paloka

7. Kastriot Piroli

8. Lindita Metaliaj

9. Ludovik Hasanaj

10. Sorina Koti

11. Tomor Alizoti

Deputetët e tjerë të përjashtuar

Agron Shehaj

Oerd Bylykbashi

Luan Baci

Albana Vokshi

Edmond Spaho  

Flamur Noka

Sali Berisha

Belind Këllici (zëvendësuar me Dogjanin)

 Tritan Shehu

Deputetët pro Bashës

Andia Ulliri

Arbi Agalliu

Enkelejd Alibeaj

Kreshnik Çollaku

Lulzim Basha

Merita Bakiu

Orjela Nebiaj

Orjola Pampuri

Selaudin Jakupllari

Eralda Bano

Flutura Açka

Deputetët pro Bardhit

Agron Gjekmarkaj

Bledion Nallbati

Dashnor Sulaj

Dhurata Çupi

Emilja Koliqi

Ervin Salianji

Ferdinand Xhaferaj

Flamur Hoxha

Gazment Bardhi

Helidon Bushati

Ilda Dhori

Jorida Tabaku

Lefter Gështenja

Petrit Doda

Qani Xhafa

Ramadan Likaj

Sajmir Koreshi

Xhelal Mziu

Zheni Gjergji


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë