Politike

Bardhi: Vendimi i Bashës s’ka vlerë, po zhvendos vëmendjen në interes të Ramës

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit për përjashtimin e 11 deputetëve nga Lulzim Basha.

“Merreni me të qeshur dhe boll harxhuat rreshtat me çfarë bën Lulzim Basha. Përveçse humorit te çdo mendje normale njerëzore, kanë zero efekt. Është fiks si pohimi ‘falë mundit tuaj nga sot Edi Rama nuk është më Kryeministër’, që demokratët e dëgjonin pas çdo proteste në 10 vjet opozitë!

Si njëri nga deputetët e PD, Lulzim Basha nuk ka as legjitimitetin, por as forcën për të përjashtuar askënd. Ndryshimi i përbërjes së grupit parlamentar mund të ndodhë vetëm me vendim të grupit parlamentar. Përtej kësaj, asnjë copë letre, asnjë firmë dhe asnjë vulë e keqpërdorur në ilegjitimitet, nuk ka vlerë...

Aktet qesharake që bëhen për të zhvendosur vëmendjen nga këto dy çështje nuk mund të marrin asnjë sekondë nga veprimtaria e Grupit Parlamentar të PD. Zhvendosja e vëmendjes është interes i Edi Ramës, por jo i demokratëve dhe opozitarëve”, reagoi Bardhi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë