Keshilla

Nga hudhra tek uji i nxehtë, këshillat e rreme për Covid-19 që duhet të injoroni

Koronavirusi po shfaqet në më shumë vende të botës dhe aktualisht nuk ka ende kurë. Fatkeqësisht, kjo nuk ka ndaluar përhapjen e teorive konspirative, të cilat janë jo vetëm të padobishme, por deri diku të rrezikshme.

BBC ka përmbledhur disa nga pretendimet më të përhapura në internet për kurimin e koronavirusit që janë hedhur poshtë nga shkenca.

Hudhra

Shumë postime që rekomandojnë të hani hudhra për të parandaluar infeksionin po shpërndahen në Facebook.

OBSH (Organizata Botërore e Shëndetit) thotë se edhe pse është një ushqim i shëndetshëm që mund të ketë disa veti anti-bakteriale, nuk ka asnjë provë konsumimi i hudhrës mund t'i mbrojë njerëzit nga koronavirusi i ri.

Ne e dimë, në përgjithësi, që të hash fruta dhe perime dhe ujë të pijshëm mund të jetë gjë e mirë për të qëndruar të shëndetshëm. Sidoqoftë, nuk ka prova se ushqime specifike do të ndihmojnë në luftimin e këtij virusi të panjohur.

Minerale

Ylli i rrjeteve sociale Jordan Sather, i cili ka mijëra ndjekës në platforma të ndryshme, ka pretenduar se dioksidi i klorit mund të parandalojë koronavirusin.

Sather pretendon se dioksidi i klorit është një vrasës efektiv i qelizave kancerogjene, mund të shkatërrojë edhe koronavirusin. Por ky pretendim nuk është i vërtetë, pasi dioksioni i klorit mund të jetë tejet i rrezikshëm për organizmin.

Dezinfektuesi i duarve mund të bëhet ne kushte shtëpiake

Ka pasur shumë raportime për mungesat e dezninfektuesve të duarve, pasi larja e duarve është mënyra kryesore për të parandaluar përhapjen e virusit. Shumë kanë raportuar për dezinfektantët e bërë në shtëpi në mediat sociale.

Por këto receta ishin të përshtatshme më shumë për pastrimin e sipërfaqeve dhe, siç theksuan shkencëtarët, nuk ishin të përshtatshme për t'u përdorur në lëkurë.

Xhel-et me bazë alkooli zakonisht përmbajnë gjithashtu zbutës, që i bëjnë ato më të butë në lëkurë dhe kanë një përmbajtje alkooli prej 60-70%.

Argjend i pijshëm

Përdorimi i argjendit koloidal u promovua në emisionin televiziv amerikan të Jim Bakker. Argjendi koloidal u raportua se vret disa lloje koronavirusesh brenda 12 orësh  

Përkrahësit e argjendit koloidal pretendojnë se mund të trajtojë të gjitha llojet e sëmundjeve shëndetësore dhe se ndihmon sistemin imunitar. Por autoritetet shëndetësore të SHBA-së thanë që nuk ka prova se argjendi është efektiv dhe se mund të shkaktojë efekte anësore serioze, përfshirë dëmtimin e veshkave.

Pirja e ujit çdo 15 minuta

Një postim i shpërndarë në llogari të shumta në Facebook, citon një "mjek japonez" i cili rekomandon të pini ujë çdo 15 minuta për të cuar në stomak çdo virus që mund të ketë hyrë në gojë. Një version në arabisht është ndarë më shumë se 250,000 herë.

Profesori Trudie Lang në Universitetin e Oksfordit thotë se nuk ka "asnjë provë biologjike" që do të mbështeste idenë se mund ta “shpëlani” një virus frymëmarrjeje në stomak dhe ta vrisni.

Infeksione si koronaviruset hyjnë në trup përmes rrugëve të frymëmarrjes kur merrni frymë. Disa prej tyre mund të hyjnë në gojë, por edhe pirja e vazhdueshme e ujit nuk do ta pengojë virusin.

Nxehtësia dhe shmangia e akullores

Ka shumë variante të këshillave që sugjerojnë që nxehtësia të vret virusin, nga rekomandimi i pirjes së ujit të nxehtë deri tek banjot e nxehta ose përdorimi i tharëseve të flokëve.

Një postim, i shpërndarë nga dhjetëra përdorues të mediave sociale në vende të ndryshme, pretendon se pirja e ujit të nxehtë dhe ekspozimi në diell do të shkatërrojë virusin dhe thotë se akullorja duhet të shmanget. Por mjekët thonë se asnjë nga këto nuk është vërtetuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë