Politike

Nga Fieri në Kamëz, Rama-Basha: Asnjë hap pas!

Mentor Kasa - Fundjava është shfrytëzuar nga Edi Rama dhe Lulzim Basha për t’u takuar me qytetarët. I pari në Fier për t’u shpjeguar qytetarëve arritjet e qeverisjes së tij, se Partia Socialiste nuk ishte alternativa më e mirë, por se më të mirë se socialistët nuk ka, ndërsa i dyti u ndal në Bashkinë e Kamzës, por për t’u shpjeguar keqqeversjen e Edi Ramës dhe arsyet se përse ai duhej larguar.

I shoqëruar nga kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, Kryeministri e mori si shembull të investimeve në Bashkinë e Fierit inceneratorin.

“Kemi shumë gjëra që mund të themi që provojnë se besimi juaj dhe mbështetja juaj për Armandon dhe Partinë Socialiste katër vite më parë ishin një fuqi e investuar në drejtimin e duhur. Pamë pasqyrën ku mund të lexosh dallimin mes nesh dhe atyre që qysh në embrion bënë ccmos që ta kthejnë atë projekt kaq të rëndësishëm për shëndetin në një tjetër arsye për të baltosur dhe për të alarmuar qytetarët. Dallimi i qartë mes Mesjetës dhe kohës së re për trajtimin e mbetjeve, kohës së re që jetojmë që me të gjitha dobësitë dhe me të gjitha mangësitë dhe të metat e veta e mishëron vetëm PS”, deklaroi Rama në takimin me fierakët.

Thuajse në të të njëjtën kohë që Edi Rama u drejtohej fierakëve me arsyet, sipas tij, se përse duhej votuar Partia Socialiste më 30 qershor, Lulzim Basha ecte në rrugët e Paskuqanit i shoqëruar nga kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu. Kjo zonë është një bastion i demokratëve dhe Basha mori mbështetjen e qytetarëve në aksionin e ndërmarrë për djegien e mandateve dhe organizimin e protestave. Kreu i PD-së nga ana e tij kërkoi prej qytetarëve që të vrasin frikën ndaj Qeverisë.

“Kanë pas thënë më parë se shoqëritë ndahen në dy grupe, aty ku qeveria ka frikë nga populli dhe aty ku populli ka frikë nga qeveria”, u shpreh ai.

Për Lulzim Bashën dhe gjithë opozitën, përmes frikës, presionit, lidhjeve me krimin e korrupsionit Edi Rama vazhdon të qëndrojë në pushtet. Nga Fieri, Kryeministri jo vetëm që nuk mendon kështu, por i ktheu edhe përgjigje Presidentit Ilir Meta, që i kërkoi disa ditë më parë që të bënte dy hapa pas.

"Një gjë është e sigurt, ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne, as nuk ka dhe as nuk do të ketë. Kjo shumicë kurrë nuk bën gabime të qëllimshme për të tradhtuar interesat e atdheut. Iu garantoj që PS-ja dhe qeveria jonë nuk bën asnjë hap mbrapa, por vetëm përpara", tha ai.

Edhe opozita refuzon hapa pas dhe premton hapa të tjerë përpara. Aq të bindur janë në radhët e saj, sa Xhelal Mziu, para se t’i jepte mikrofonin Lulzim Bashës ishte i sigurtë që zgjedhje të parakohshme jo vetëm që do të organizoheshin, por se brenda vjeshtës së këtij viti, Lulzim Basha do të ishte Kryeministër i vendit. Vjeshta është ende larg për të provuar profecinë e kryebashkiakut të Kamzës. Për momentin hapi i radhës për opozitën është më 16 mars, në protestën e thirrur para Kryeministrisë.

“Shpresa e vetme e Edi Ramës për të qëndruar në pushtet është që të përccajë e të lodhë shqiptarët. A do të jemi të gjithë edhe më të bashkuar, edhe më shumë se sot pas një jave? Jam i bindur për këtë. Ju ftoj ta vazhdojmë këtë marshim të gjithë bashkë më 16 mars për të larguar këtë qeveri të krimit”, deklaroi Lulzim Basha.

Ndërkohë, në Fier protestat e opozitës në takimin e Ramës nuk munguan. I vënë në dijeni të këtij fakti, Rama nuk përmendi emrin e Lulzim Bashës, por të paraardhësit të tij. Kryeministri thotë se nuk pretendon që të marrë votën e demokratëve, por edhe mes simpatizantëve të Partisë Demokratike gjen ndasi.

“Ka demokratë që nuk e votojnë PS për 1001 arsye të tyre, por jam i bindur se ata nuk kanë asnjë lidhje me ata 100 petritat e Saliut atje tek kthesa, 100 petritat të cilët përfaqësojnë saktësisht dëshpërimin e madh të Saliut dhe të ccetës së tij plakë që tani ka mbetur aty ku i takon, rrugëve. E nxorri PD-në rrugëve”, vijoi ai.

Rama tha në Fier se Partia Demokratike kërkon që të kthejë vendin pas, ndërsa Lulzim Basha u premtoi qytetarëve që takoi në Paskuqan cclirimin e ekonomisë dhe hapjen e rrugës për integrimin e vendit në BE.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë