Kinema

Nga Brandon Lee te piloti i ‘Top Gun’, kur vdes me të vërtetë në shesh xhirimi!

Vdekja në shesh xhirim e drejtoreshës së fotografisë, Halyna Hutchins, e goditur nga në plumb nga Alec Baldëin, gjatë xhirimeve të 'Rust', me një armë që duhej të ishte bosh, sjell në kujtesë në mënyrë tragjike vdekjen e Brandon Lee në xhirimet e 'Crow' '.

Por ky nuk është i vetmi episod tragjik në historinë e kinematografisë botërore, i lidhur me përdorimin e armëve të zjarrit në skenat e filmit. Aksidente fatale gjatë xhirimeve janë shumë dhe kryesisht të pashpjegueshme.

Skena që ka mbetur në mendjen e të gjithëve, me kriminelët që qëlluan nga të gjitha drejtimet ndaj Lee-së, duke qëndruar i ulur në një tavolinë në qendër, ka mbetur në kujtesën e të gjithëve, edhe sepse ishte xhirimi i fundit nga aktori: njëra prej armëve ishte e mbushur dhe e vrau.

Tragjedia ndodhi në vitin 1993 dhe Brandon Lee ishte 28 vjeç, ai ishte djali i yllit të arteve marciale, Bruce Lee. Sipas hetimeve, ai u godit nga një plumb i kalibrit 44 që e preku pranë shtyllës kurrizore.

Në një llogari në Tëitter, e drejtuar nga motra e Lee, Shannon, thuhej: “Zemrat tona janë me familjen e Halyna Hutchins dhe Joel Souza dhe të gjithë të përfshirë në incidentin 'Rust'. Askush nuk duhet të vritet kurrë nga një armë në një sheshxhirimi filmi”.

Por ajo e Lee-së, më e famshmja, nuk është vdekja e vetme e këtij lloji në incidentet tragjike gjatë xhirimeve. Në vitin 1984, aktori Jon-Erik Hexum vdiq pasi veten në kokë me një pistoletë të mbushur, ndërsa pretendonte se luante ruletë ruse me një ‘Magnum 44’ në xhirimet e serialit televiziv, “Cover Up”.

Ndërsa në vitin 1983, tre persona, mes tyre dy fëmijë, vdiqën gjatë xhirimeve të filmit “Në buzë të realitetit”. Vic Morrow dhe aktorët e tjerë fëmijë, Myca Dinh Le (7 vjeç) dhe Renee Shin-Yi Chen (6), vdiqën në një aksident që përfshinte një helikopter të përdorur në xhirime.

Helikopteri po fluturonte në një lartësi prej vetëm 8 metrash, shumë i ulët për të shmangur shpërthimet e fishekzjarrëve të përdorura në set.

Kur shpërthimet prenë pjesën e bishtit, helikopteri humbi kontrollin dhe u rrëzua, duke i prerë kokat Morrow-t dhe Le-së me tehet e tij dhe duke rë plotëisht mbi trupin e Chen.

"Top Gun", regjistroi gjithashtu një viktimë në xhirime: piloti akrobat, Art Scholl, 53 vjeç, u punësua për të bërë xhirimet gjatë fluturimit për filmin. Gjatë një skene fluturimi akrobatik, Scholl humbi kontrollin e ‘Pitts S-2’ dhe u rrëzua në Oqeanin Paqësor në brigjet jugore të Kalifornisë. “Top Gun” iu kushtua pikërisht kujtimit të tij në premierë.

Në vitin 2008, në thrillerin fantastiko-shkencor, 'Jumper', me protagonist Samuel L. Jackson, një përzierje e rërës së ngrirë, tokës dhe akullit, u përdor për efektet speciale. Dizajneri i prodhimit, David Ritchie, u shpall i vdekur në vendngjarje, pasi një pjesë e madhe e rërës dhe zhavorrit të ngrirë ranë mbi të nga maja e një muri.

Në filmin aksion "XXX" të vitit 2002 me Vin Diesel, dublanti i tij, Harry L. O'Connor, u vra në një aksident gjatë xhirimit, në një skenë ku ai duhej të zbriste një shpatë të pjerrët dhe më pas të hidhej me parashutë në një nëndetëse. Kur O'Connor dështoi të zbriste me shpejtësi të mjaftueshme, ai goditi një urë dhe humbi jetën në vend.

Edhe filmi “Troy”, shumë i suksesshëm, nuk kaloi pa incidente. Ironikisht, Brad Pitt, i cili luajti Akilin, këputi tendinën e tij të Akilit gjatë xhirimeve.

Ndërsa aktori George Camilleri, theu këmbën në një skenë. Ai u trajtua në spital, por ditë më vonë pësoi një sulm në zemër për shkak të një mpiksjeje gjaku në këmbën e tij. Menjëherë pas kësaj, një atak i dytë në zemër ishte fatal për të.

Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë