Bota

Aktori i Hollivudit vret me pistoletë gjatë xhirimeve drejtoren e fotografisë dhe plagos regjisorin

Tragjedi në xhirimet e filmit western, “Rust”, një prodhim që po realizohet në Nju Meksiko, SHBA. Sipas mediave amerikane, rreth orës 13:50 të së enjtes me orën lokale (në natën mes të enjtes dhe të premtes, me orën europiane), aktori kryesor i filmit, Alec Baldwin, i cili është edhe bashkëproducent, në fund të një prej xhirimeve përdori një pistoletë, duke menduar se nuk ishte e mbushur, por nga arma dolën disa të shtëna.

Halyna Hutchins, 42 vjeçe, drejtore e fotografisë, u plagos dhe vdiq ndërsa po transportohej në spital. Të paktën një plumb goditi edhe regjisorin Joel Souza, 48 vjeç, i shtruar në spital në Santa Fe.

Aktori hollivudian Alec Baldwin

Për momentin nuk është zyrtarizuar asnjë akuzë për ngjarjen, e cila është objekt hetimi nga autoritetet lokale amerikane.

“Ishte një aksident, ishte një aksident”, ka përsëritur aktori 68-vjeçar i përlotur dhe i tronditur. Hutchins dhe Souza "u qëlluan kur Baldwin shtiu me një armë të përdorur në xhirimet e filmit", tha një zëdhënës i sherifit të Santa Fe, duke shpjeguar se drejtoresha e fotografisë vdiq më vonë nga plagët e rënda në trup.

Baldwin, 68 vjeç, "hyri vullnetarisht në ndërtesë (për të folur me hetuesit) dhe u largua pasi mbaroi". Paraditen e së enjtes, aktori kishte postuar në Instagram një foto të setit, me kostumet. Aktualisht fotografia është hequr.

Drejtoresha e fortografisë, Halyna Hutchins

“Rust” është një film western i shkruar dhe drejtuar nga Joel Souza dhe tregon historinë e jashtëligjshme Harland Rust, i cili i vjen në ndihmë nipit të tij 13-vjeçar të dënuar me varje për vrasje.

Baldwin, një nga aktorët më të famshëm të Hollivudit në filma kinematografikë, ka qenë ish-bashkëshorti i aktores amerikane, Kim Basinger.

Kasti i filmit "Rust" gjatë xhirimeve

Kush ishte viktima?

Hutchins ishte drejtore e fotografisë në filmin aksion Archenemy 2020, me protagonist Joe Manganiello. Ajo u diplomua në Institutin Amerikan të Filmit në vitin 2015 dhe në vitin 2019 u cilësua si një "yll në rritje" i kinemasë nga “American Cinematographer” (ASC), shoqata kulturore dhe profesionale amerikane.

Shoqata Ndërkombëtare e Kinematografëve, ka bërë të ditur, përmes fjalëve të presidentit të saj John Lindley dhe drejtoreshës ekzekutive, Rebecca Rhine, se "detajet nuk janë të qarta për momentin, por ne po punojmë për të zbuluar më shumë. Ne mbështesim një hetim të plotë të kësaj ngjarje tragjike”.

Alec Baldwin gjatëe xhirimeve të filmit western në Nju Meksiko

Disa kolegë që kanë punuar me të në xhirime, kanë dashur ta kujtojnë atë pas lajmit për vdekjen e saj. “Jam shumë i trishtuar për humbjen e Halynës dhe aq i zemëruar për faktin se ngjarja mund të ndodhte në një set", - tha drejtori i “Archenemy Adam Egypt Mortimer” në Twitter, ndërsa Joe Manganiello e kujtoi atë në profilin e tij në Instagram si një "talent të jashtëzakonshëm" dhe një "person të madh".


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë