Sport

Nfl, Los Angeles dhe New England fluturojnë në Super Bowl

Spektakël dhe emocione në finalet e Conference. Një sukses i dyfishtë në transfertë, ndërsa Brady vazhdon të thyejë rekorde. Super Bowl, që do të luhet më 3 shkurt në Atlanta, do të vërë përballë Los Angeles Rams dhe New England Patriots. Verdikti ka ardhur pas një të diele të pambarimtë, me dy suksese të paparashikueshme në transfertë, të dy të ardhur pas kohës shtesë. Los Angeles kundër Boston, një klasike e sportit amerikan. Brady, 41 vjeç, ka arritur një tjetër rekord: do të luajë Super Bowl e nëntë në karrierë. Rivali në rolin e tij i skuadrës kundërshtare, Goff, 24 vjeç, luan për herë të parë një finale.

NEW ORLEANS-LA RAMS 23-26 Los Angeles Rams luajnë për herë të parë një Super Bowl që nga viti 2002, kur ishin përballë Pats. Një gjuajtje nga 48 yds i çoi në shtesë kalifornianët, kur kishin mbetur edhe 15 sekonda për t’u luajtur. Më pas, në shtesë, një gjuajtje nga 57 yds u dha atyre biletën për në Atlanta. Por gjërat nuk duhej të kishin shkuar deri në këtë pikë. Një pasim i Brees për Lewis në fundin e kohës së rregullt u dha Saints të parin down në 5 yds kundërshtare. Los Angeles kishte vetëm një time out dhe gjuajtja nga ajo distancë do të vinte automatikisht. New Orleans ishin virtualisht në finale, sepse DB Robey-Coleman bllokuan marrësin, por shamia e verdhë e penalizmit nuk u pa kurrë. Saints duhet të kënaqen me 3 pikë, ndërsa Goff replikon, duke treguar karakter. Në shtesë, Johnson ndali Brees, i cili pa t’i ikë nga duart shansi i fundit për të fituar Super Bowl e dytë. Zuerlein bëri një kryevepër, që legjitimon merkaton verore të Rams, të ndërtuar për të fituar, me emra të mëdhenj. Në sulm shkëlqyen Zuerlein dhe Hekker, ndërsa në mbrojtje Suh e Donald.

Los Angeles Rams feston kualifikimin

KANSAS CITY-NEW ENGLAND 31-37 — Patriots në Super Bowl për të tretin vit radhazi dhe për herë të nëntë në erën Belichick-Brady. Sfida mes QB legjendar dhe të riut premtues Mahomes, me shumë mundësi do të nxjerrë MVP të sezonit “plakushin”. New England dominoi pjesën e parë, që u mbyll 14-0, por në pjesën e dytë Chiefs reaguan mirë me Mahomes dhe Williams. Në fund të kohës së rregullt dhe më pas në shtesë, Brady shkruajti kapitullin e radhës të legjendës së tij. E ka merituar plotësisht, pasi ka kaluar kundërshtarët e zakonshëm Edelman, Hogan, Gronk, me vrapin e triumfuesit deri në fund. Trajneri Reid përjeton suksesin e radhës: 1-5 në finalet e Conference.

New England Patriots feston kualifikimin


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë