Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka udhëzuar Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) që të rrisin kontrollin e Rripit të Gazës në 70%.
“Aktualisht po e shtrydhim Hamasin; tani kontrollojmë 60% të territorit të Rripit e dini këtë. Ishim në 50, kaluam në 60. Direktiva ime është të kalojmë në. Le të shkojmë hap pas hapi. Para së gjithash, 70. Le të fillojmë me këtë. Po i shtyjmë nga të gjitha anët, do të merremi me mbetjet”, tha Netanyahu.
Zgjerimi i kontrollit nga Izraeli do të binte ndesh me kushtet e armëpushimit të udhëhequr nga presidenti amerikan Donald Trump, për të cilin Izraeli dhe Hamasi ranë dakord në tetor 2025.
Deklarata e Netanyahut vjen ndërsa Izraeli vazhdon sulmet ndaj Gazës pavarësisht armëpushimit, dhe ndërsa Izraeli dhe Hamasi mbeten të bllokuar në bisedimet indirekte të ndërmjetësuara nga SHBA-ja për të çuar përpara planin e paqes të Trump.
Të paktën 738 palestinezë janë vrarë që kur armëpushimi hyri në fuqi në tetor, sipas ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi, shifrat e të cilës OKB-ja i konsideron të besueshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje