Lajme

Sot pushon bora, por….

Sot reshjet e borës do të pushojnë në pjesën më të madhe të vendit. Ato do të jenë më të pakta  në fillim të ditës në zonat lindore të vendit. Ndërsa në mbrëmjen e sotme reshjet do të ndërpriten tërësisht në të gjithë vendin. Por temperaturat do të fillojnë të ulen edhe më shumë. Parashikohet që në zonat malore temperaturat të zbresin min -8 gradë celcius dhe maksimumi  3 gradë celcius. Në zonat e ulta temperaturat do të luhaten nga  -1 deri 10 gradë dhe bregdet nga  5 deri në 12 gradë celcius.

Mot i ftohtë dhe pa reshje do të mbetet edhe gjatë fundjavës. Por për shkak se  temperaturat do të jenë më të ulta, veçanërisht në zonat malore, do të ketë shumë akull dhe ngrica. Kolona e mërkurit në termometër do te zbresë deri në -12 gradë në mëngjes në zonat malore. Ndërsa në mesditë, gjatë fundjavës maksimumi i temperaturës do të jetë 10 grade  por vetëm në bregdet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë