Moti

Moti do të jetë me vranësira dhe reshje  bore

Shtjella ciklonike e zhvendosur në detin Jon do të ndikojë mot të paqëndrueshënm në vendin tonë gjatë fund-javës.

E Shtunë, 08 Janar 2022

Moti do të jetë me vranësira shtresore të dendura dhe reshje shiu, në zonat malore do të ketë reshje bore. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       -1/5°C
Zona e ulët          6/14°C
Zona bregdetare  10/14°C

Kosova, e Shtunë, dt 08 Janar 2022

Moti do të jetë me vranësira dhe reshje  bore. Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim 8m/sek. Temperaturat do të zbresin duke u luhatur në ekstremet e tyre -1°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 6°C .

E Diel, 09 Janar 2022

Moti do të jetë me vranësira mesatare  dhe reshje shiu me intesitet mesatar, në zonat malore do të ketë reshje bore pasdite. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       -1/4°C
Zona e ulët          4/13°C
Zona bregdetare  8/14°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë