Agron Xibraku është vën nën pranga nga Policia e Elbasanit, pasi ka vjedhur të ardhurat e kompanisë ku punonte. Xibraku u akuzua se ka falsifikuar dokumentat duke shmangur detyrimet financiare dhe në këtë mënyrë përfitonte shuma të mëdha parash.
Policia ka bërë me dihe se shtetasi ishte administrator në shoqërinë aksionere “Gostima 2003” dhe ka dëmtuar ortakët e tjerë. Më vendim gjykate është bërë edhe sekuestrimi i aksioneve që kishte ky shtetas.
Arrestimi i Xibrakut ka ardhur nga kërkimi 1 vjeçar i Policisë së Shtetit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.