Ne rrjet

Negociatat, vendet skeptike për Shqipërinë janë “zbutur”

Kryetari i Parlamentit Evropian David Sassoli ka bërë të ditur ditën e djeshme se disa vende që ishin kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mund të ndryshojnë qëndrim.

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Zoran Zaev gjatë një vizitë në Shkup, Sassoli tha disa nga vendet që kanë qenë kundër negociatave kanë filluar të rishikojnë vendimet e tyre.

"Tani jemi duke pritur që vendimi për negociatat të kthehet prapë në tryezë brenda disa muajsh. Ne kërkojmë që reformat në Shkup dhe Tiranë të mos ndalen", tha Sassoli.

Ai tha se po të ishte për Parlamentin Europian dhe Komisionin Evropian, Maqedonia e Veriut do të kishte hapur negociatat e pranimit dhe shprehu shpresë se ato pak shtete anëtare që kanë një rezerva për Shkupin dhe Tiranën do të arrijnë të tejkalojnë dyshimet e tyre.

"Ne kemi një bllokadë e vogël, e cila nuk është e mjaftueshme për të bllokuar rrugën europiane të rajonit", tha Sassoli.

Stef Blok, Gazeta Si, 5 nentor 2019

Deklarat e kreut të PE-së vjen pasi Ministri i Jashtëm holandez, Stef Blok mbaji një qendrim më të zbutur ndaj vendit tonë.

Në një intervistë për median serbe “Danas” është shprehur se Holanda, e cila ishte kundërshtarja kryesore e negociatave me Shqipërinë, bashkë me Francën dhe Danimarkën, do të mbështesë Maqëdoninë e Veriut dhe vendin tonë në punën e tyre drejt BE-së.

Blok tha se Shqipëria duhet që të tregojë rezultate të qëndrueshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Unë mirëprita hapat pozitivë të Shqipërisë. Një rezultat i veçantë ishte procesi i verifikimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ka pasur reforma të rëndësishme ligjore dhe janë krijuar institucione të reja gjyqësore. Sidoqoftë, përpara fillimit të negociatave të pranimit, Shqipëria duhet të tregojë rezultate të qëndrueshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Këshilli Evropian do të kthehet në temë (negociatat e pranimit) përpara Samitit të Ballkanit Perëndimor në maj 2020. Si më parë, ne do të mbështesim Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në punën e tyre për të ardhmen në BE. Periudha e ardhshme mund të përdoret për të reformuar më tej sundimin e ligjit. Të dy qeveritë njoftuan se do të vazhdojnë me këto reforma. Ne jemi të gatshëm t’i ndihmojmë ata’, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë