Ne rrjet

Negociatat, Šekerinska: S’duam që Shqipëria të shkëputet nga Maqedonia e Veriut

Ministrja maqedonase e Mbrojtes së Radmila Šekerinska ka dalë kundër kërkesës që shteti fqinj të trajtohet i “veçuar” nga Shqipëria, duke thënë se të dyja vendet e meritojnë anaëtarësimin europian.

Maqedonia e Veriut ka bërë gjithçka që kishte në dorë për heqjen e pengesave për pranimin në BE, por unioni është ai që ka patur ngurime.

Në një intervistë për “Euroactiv”, ministrja e mbrojtjes të Maqedonisë së Veriut deklaroi se Këshilli i BE-së i dha një goditje të rëndë Shkupit dhe Tiranës duke shtyrë hapjen e negociatave.

Ajo u shpreh BE-ja nuk ka asnjë argument të vërtetë për t’i mohuar Maqedoninë e Veriut fillimin e bisedimeve të pranimit.

“Unë nuk besoj se tre muaj do të mund të ndryshojnë ngjarjet. Por shtyrja e vendimeve, kur situata është relativisht e qartë, nuk është politika më e mirë me të cilën mund të përfaqësohet Bashkimi Europian. Ne do të vazhdojmë të punojmë, por besojmë se kredibilitetii procesit dhe besueshmëria e BE-së si një aktor rajonal dhe global është në rrezik”, thotë ministrja.

E pyetur nëse do të kishte preferuar nëse do të bëhej një shkëputje midis Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë, ajo thotë se: “Dëshira jonë për anëtarësim në BE është e bazuar vetëm tek qëllimet tona. Shqipëria po bën që nga viti 1992 që dëshiron të bashkohet me BE-në. Ndërsa ne po bëjmë që viti 2005, kur u bëmë një vend kandidat. Ne kemi pritur dhe humbur shumë kohë në 14 vitet e fundit. Ne ishim të dy pacientë dhe efikasë dhebesojmë se të gjithë jemi dakord se edhe ne edhe Shqipëria kemi fituar fillimin e bisedimeve të pranimit”.

Sekerinka është ndalur edhe tek frika se Demokracisë së Re mund të bllokojë Marrëveshjen e Prespës nëse fiton zgjedhjet e 7 korrikut, ashtu sic edhe pritet.

“Demokracia e Re ka deklaruar se mund të mos pëlqejnë marrëveshjen, por se do ta respektojë. Shpresoj që qeveria e ardhshme greke, cilado qoftë, do të vazhdojnë të krijojnë kushte për një Ballkan më Europian, një Ballkan më racional, një Ballkan më të hapur ndaj fqinjëve dhe në këtë rast një Ballkan më të begatë. Kjo nuk është vetëm në interesin tonë, por duhet të jetë edhe interes i Greqisë për të pozicionuar veten me një bazë më të qëndrueshme Ballkan ekonomikisht, politikisht dhe financiarisht”, deklaron ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë