Lajme

Negociatat, KE shtyn publikimin e metodologjisë së re

Komisioni Europian shtyn me një javë publikimin e metodologjisë së re për negociatat e anëtarësimit me vendet kandidate.

Data e re e publikimit sesi do të ndryshojë mënyra e bisedimeve mes Bashkimit Europian dhe vendeve kandidate për t’u anëtarësuar është pesë shkurti.

“Komisioni është drejt përfundimit të propozimit dhe ai do të paraqitet në javët e ardhshme”, deklaroi zëdhënësja e KE-së, Ana Pisonero.

Fillimisht ishte njoftuar data 29 janar, por ajo nuk ishte zyrtare, ashtu siç nuk është zyrtar as afati i fundit i dhënë ngga Komisioni Europian, që nuk përcakton datë të caktuar, por mjaftohet me deklaratën “në javët në vazhdim”.

“Ne duam ta bëjmë procesin e zgjerimit më të besueshëm, që do të thotë se nëse njëra palë përmbush detyrimet e saj dhe pala tjetër është e detyruar që të bëjë pjesën që i takon. Ne duam të kemi një proces që do të jetë i dobishëm dhe i besueshëm për të gjitha palët, si për Ballkanin Perëndimor ashtu edhe për institucionet e BE “, deklaroi zëdhënësja e KE-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë