Ne rrjet

Negociatat, Holanda: Shqipëria nuk është gati, Maqedonia po

Edhe pse shumë vende anëtare të BE-së kanë kërkuar hapjen e dosjes së zgjerimit në fillim të 2020-ës, Holanda është e bindur se Shqipëria nuk është gati për hapjen e negociatave.

“Ne nuk jemi kundër zgjerimit të BE-së, por mendojmë se Shqipëria nuk është gati për hapjen e negociatave, ndërsa Maqedonia e Veriut është më pranë këtij qëllimi”, deklaroi kryeministri Mark Rutte.

Duke folur për mediat malazeze në margjinat e samitit të fundit të NATO-s në Londër, Rutte tha se vendet që kërkojnë të hyjnë në BE duhet të jenë gati

Ai deklaroi se disa vende të BE-se nuk e pranojnë shkëputjen e Maqedonisë dhe Veriut dhe Shqipërisë. “Kjo është arsyeja pse në Këshillin e fundit Evropian kemi vendosur të mos bëjmë përparime në hapjen e negociatave me këto vende”, shtoi Rute.

I pyetur nëse 2025 ishte një afat realist për pranimin e ndonjë prej vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, Rutte nuk pranoi të jepte afate.

“Nuk e kam idenë. Ne nuk kemi asgjë kundër zgjerimit të BE, por duhet të sigurohemi që të ndjekim rregullat dhe se gjithçka duhet të jetë e rreptë dhe e drejtë”, tha ai,

Në qershor të këtij viti, parlamenti Hollandez ka votuar tashmë kundër fillimit të negociatave me Tiranën dhe ka kërkuar rikthimin e regjimit të vizave me Shqipërinë, por ka dhënë “dritë jeshile” për Shkupin.

“Si shumë vende të tjera të BE-së edhe në jemi të shqetësuar. Pak më pak për Shkupin dhe më shumë për Tiranën. Ne pyesim se sa përparim ka pasur në Shqipëri dhe jemi edhe më të shqetësuar për këtë”, u shpreh kryeministri holandez gjatë një konference me kancelaren Angela Merkel në qershor.

Duke folur për “kushtet” dhe përparimet që duhet të përmbushë Shqipëria për hapjen e negociatave, ministri i Jashtëm holandez, Stef Blok deklaroi se Shqipëria nuk po arrin rezultate të prekshme në luftën kundër krimit të organizuar. Edhe pse raporti i Komisionit Europian ishte tejet pozitiv, Holanda thotë se ky dokument nuk mund të vërtetojë nëse Shqipëria i plotëson kushtet e vendosura.

“Ne duam të shohim një rekord në luftën kundër korrupsionit dhe sundimit të ligjit”, tha Blok.

 

Më Shumë