Menaxhim

Në Vlorë do të ndërtohet Akademia e Aviacionit Civil

Nga Gazeta 'SI' - Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil, ICAO, ka zgjedhur Shqipërinë, si një treg në zhvillim, për të ngritur akademinë e Avacionit Civil.

Lajmin e dha zv.kryeministrja Belinda Balluku, duke thënë se akademia do të përgatisë të rinjtë për të punuar në aviacion, nga shërbimet aereportuale tek stjuardesët.

Balluku tha se akademia pritet të ndërtohet në Vlorë dhe do të marrë rreth 14 mln euro fond.

“Vetëm para pak javësh kam takuar një nga akademitë më prestigjioze të Anglisë përsa i përket aviacionit, përgatitjes së trupës e cila shërben në aviacion duke nisur nga shërbimet e ground-it, që quajmë ne edhe deri tek stJuardët dhe stjuardesat. Ka zgjedhur Shqipërinë, në një bashkëpunim me ICAO, pasi e shikojnë si një treg të konsoliduar në rritje. Kanë zgjedhur që në Shqipëri, të ngrenë një nga akademitë më të rëndësishme europiane e cila do të financohet nga ICAO me 1 euro për pasagjer. Një euro për pasagjer, gjatë vitit ju e kuptoni që vetëm me vizitorët e turizmit flitet për mbi 14 milionë euro të cilat do të jenë në dispozicion të kësaj akademie që do të vendoset në Vlorë”, – tha ministrja nga konferenca Kombëtare për Arsimin dhe Formimin Profesional.

Paralelisht, Balluku njoftoi gjithashtu se do të hapet konkursi i ri për punësimin e elektricistëve në OSHEE për moshat 25 -30 vjeç.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë