Menaxhim

Në Shqipëri do të ndërtohet për herë të parë një bateri litiumi për të magazinuar energjinë elektrike

Një kompani shqiptare do të ndërtojë për herë të parë një rezervë të energjisë elektrike në Shqipëri. Vega Solar, me seli në Tiranë tregoi për “Balkan Green Energy News”, se do të krijoi baterinë me jonë të litiumit që shërben si magazinues i energjisë elektrike.

Bateria parashikohet të ketë një kapacitet prej 100 megavat dhe do të bëhet në bashkëpunim me një investitor indian. Procesi do të zgjasë 2 vite.

Tranzicioni energjetik nënkupton kapacitet të madh të energjisë diellore dhe të erës, por me sisteme të ruajtjes së energjisë që mund të mbajnë prodhimin e paqëndrueshëm të energjisë elektrike – që varet nga era dhe rrezet e diellit – në ekuilibër me konsumin. Hidroenergjia përbën pothuajse të gjithë prodhimin vendas, gjë që ndihmon në balancimin deri në një pikë, por nuk ka hapësirë për rezerva.

Më tej, shkruan BGEN, vendi është i ekspozuar ndaj thatësirës dhe shpesh i kthehet importeve. Kompania Vega Solar tregoi se ka rënë dakord për një investitor indian për të ndërtuar rezervën e parë të energjisë në Shqipëri dhe se do të zgjasë 2 vite.

Për të gjithë rajonin e Ballkanit, ka disa projekte të ngjashme në plan, por asgjë konkrete.

Karbonati i litiumit mbetet materiali më i preferuar për prodhimin e baterive të mjeteve elektrike dhe për rezervat e sistemit elektrik, sistemit fotovoltaik dhe vetëprodhimin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë