Ne rrjet

Në Serbi të "lumtur" për përplasjen e kryeministrave shqiptarë

Përplasja për Mini-Shengenin Ballkanik mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të qeverisë së Kosovës, Albin Kurti është kthyer në kryefjalën e mediave jo vetëm në Tiranë dhe Prishtinë por edhe në Beograd.

Në Kosovë, shumë komentues në rrjetet sociale shprehen se ndihen sërish të tradhtuar nga kryeministri Rama, por mediat në Serbi nuk e kanë fshehur entuziazmin për përçarjen që ka shkaktuar kjo nismë mes dy kryeministrave shqiptarë.

“Shengeni shqiptar nuk mund të ekzistojë pa Shengenin Ballkanik”, tha sot kryeministri shqiptar Edi Rama, në përgjigje të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, i cili se më e rëndësishëm është bashkëpunimi midis shqiptarëve”, shkruan “Tanjug”.

Për “B92”, vizita e Kurtit në Tiranë ishte një pasqyrim i përcarjes së dy liderëve, e cila sipas saj, e lë Kosovës edhe më të izoluar.

Ndërkohë mediat në Kosovë kanë krahasuar qëndrimin sipas tyre të zymtë të Ramës gjatë pritjes së Albin Kurtit me shprehinë e buzëqëshur të kryeministrit gjatë pritjes se presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

“Ndërkohë që Kurti u shfaq plot falënderime për shtetin shqiptar, Rama i mori me ftohtësi deklaratat e kryeministrit të Kosovës”, shkruan Gazeta “Express”. Madje, kur Kurti tha para gazetarëve që në këtë takim më shumë është folur për ‘makro-shengen shqiptar’, se sa për minishengen ballkanik”, Rama ia priti shkurt se nuk ka makro-shengen shqiptar pa ‘minishengen ballkanik”, thekson gazeta. Qendrime të ngjashme kanë mbajtur edhe shume media në tjera në Prishtinë, të cilat akuzojnë kryeministrin Rama se nuk ka shkaktuar një përcarje mes dy vendeve duke vendosur të bëhet pjesë e Mini-Shengenit pa Kosovën.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë