Mengjesi

Në protestë edhe biznesi i vogël, mbyllen qepenat

Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm e Shqipërisë njofton se duke filluar  nga sot , biznesi i vogël dhe i mesëm do të protestojë.

“Kemi bërë thirrje për grevë, nga ora 8 e mëngjesit deri në 16.00 të pasdites, forma e së cilës do të jetë me ulje qepenësh. Kryefjala e protestës sonë është përfshirja në TVSH e biznesit të vogël, e cila pati efekte gjatë këtij viti. Nga janari deri në fund të nëntorit falimentuan plot 13 mijë biznese të vogla”- bëri me dije Bujar Muça, nënkryetar i Shoqatës.

Sipas tij, kërkesat që i drejtohen qeverisë janë si më poshtë:

1. Rritja e pragut të tvsh për biznesin e vogël nga 2 mld lekë në 12 mln lekë
2. Ulja e çmimit të energjisë elektrike me 30 %
3. Ulja e çmimit të karburantit me 40 lekë për litër
4. Ndalja e projektit të qeverisë për zëvendësimin e kasave fiskale dhe gjithashtu ndryshim sistemi


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë