Vende dhe Udhetime

Në kulmin e sezonit, qyteti austriak proteston kundër turizmit masiv

Vendasit në qytetin austriak të Hallstatt kanë marrë pjesë në një protestë kundër turizmit masiv.

Hallstatt, i cili është një qytet i Trashëgimisë Botërore, ka pak më shumë se 700 banorë, por popullsia aty shkon deri në 10,000 vizitorë në ditë gjatë pikut të sezonit turistik.

Banorët kërkojnë kufizimin e numrit të turistëve ditorë dhe ndalimin e autobusëve turistikë pas orës 17:00 me orën lokale.

Ndërsa turizmi ka qenë i mirë për ekonominë e Hallstatt, disa vendas thonë se ka thjesht shumë vizitorë.

Hallstatt, me shtëpitë e tij të vjetra piktoreske në brigjet e një liqeni të rrethuar nga male të thepisura, është bërë një pikë e nxehtë turistike vitet e fundit.

Në vitin 2006, ai u shfaq në një dramë romantike të Koresë së Jugut, duke rritur popullaritetin e vendit në Azi.

Shumë vizitorë shkojnë atje për të bërë selfie-n perfektë, me liqenin, kullën e hollë të Kishës gri dhe peizazhin mahnitës në sfond, dhe duket se kjo i bezdis më shumë banorët.

Si një nga destinacionet më turistike të Europës, disa vendas thonë se ka thjesht shumë vizitorë, veçanërisht turistët ditorë, të cilët udhëtojnë me autobus në qytet.

Tani për tani, si Venecia dhe vende të tjera të prekura nga ajo që njihet si mbi-turizëm, duket sikur Hallstatt do të duhet të durojë anën negative të popullaritetit të tij.

Në maj të këtij viti, banorët ngritën për pak kohë një mur prej druri në vendin më të njohur për të bërë selfie, duke bllokuar pamjen e Alpeve, në shenjë proteste kundër ndotjes akustike dhe trafikut. Pas një reagimi të ashpër në rrjetet sociale, muri u hoq.

Në atë kohë, kryetari i bashkisë së qytetit tha se donte të reduktonte me një të tretën numrin e autobusëve që kalojnë nëpër Hallstatt por akoma nuk ka ndodhur diçka e tillë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë