Rend dhe Ligj

Në kërkim prej vitesh për tentativë vrasje, arrestohet 27-vjeçari

Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasje.

Policia thotë se në pranga ka rënë Ladjen Kadilli.

I riu u arrestua në Unazën e Re nga patrullat e vendosura në atë zonë, të cilat ndaluan një mjet dhe pas kontrollit rezultoi se drejtuesi ishte i shpallur në kërkim.

Kadilli ishte shpallur në kërkim për tentativën e vrasjes ndaj Gentian Rahmanit, ngjarje e ndodhur po në zonën e Unazës së Re ku Rahmani u plagos në këmbë.

“Drejtuesi i mjetit ka dalë nga mjeti dhe ka ikur me vrap duke mbajtur një çantë në dorë. Menjëherë punonjësit e Policisë së forcës së posaçme “Shigjetat” janë vënë në ndjekje të personit, i cili kur ka parë që po e ndiqte Policia ka hedhur në një kosh armën e zjarrit dhe është larguar me shpejtësi. Pas afro 10 minuta ndjekjeje, ‘Shigjetat’ kanë kapur dhe prangosur shtetasin L. K., 27 vjeç, banues në Durrës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kadilli rezulton me precedentë penalë i përfshirë edhe në disa plagosje në Durrës.

Gjatë kontrollit fizik policia i gjeti në makinë një armë zjarri tip pistoletë Makarov, e cila ishte gati për qitje (me fishek ne fole).

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Gjithashtu ndaj këtij shtetasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës ka dërguar për ekzekutim urdhër-ndalimin në mungesë, për veprat penale “Kanosja”, “Shkatërrim i pronës”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë të rendit publik” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/posts/2873583619594657

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë