Rend dhe Ligj

Në kërkim prej 1 viti për plagosjen e 3 personave, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan

Një 43-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte shpallur në kërkim për plagosjen e 3 personave. Ngjarja në fjalë ndodhi më 2 gusht të vitit të kaluar në një lokal në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan.

Në pranga ka rënë Gentian Mino, i cili akuzohet për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”, ndërsa ndaj tij Gjykata e Shkallës Parë Elbasan ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Ai akuzohet se në bashkëpunim me shtetasin I. B., (i cili është arrestuar më parë), në ambientet e një lokali gjatë një konflikti për motive të dobëta plagosën me armë zjarri dy shtetas si dhe me sende të forta një shtetas tjetër. Po nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është i përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale të ndodhura më parë në Elbasan, ku vijon puna për zbardhjen dokumentimin ligjor të implikimit të këtij shtetasi.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme proceduriale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë