Keshilla

Në izolim ose jo, duhet të flisni gjithnjë me fëmijët

Pavarësisht nga koha e vështirë që po kalojmë, në çdo periudhë prindërit duhet të flasin gjithnjë shumë me fëmijët. Ekspertët rekomandojnë inkuadrimin e disa çështjeve jetësore për të folur mbi gjithçka.

Disa nga temat që mund të trajtoni janë:
Padrejtësi racore dhe pabarazi
Ndërsa emigrantët shkojnë kudo nëpër botë për të gjetur një vend më të mirë për jetën e tyre, ju duhet të flisni me fëmijët tuaj për këto ngjarje dhe t’i edukoni ata se ngjyra e lëkurës nuk të bën njëri më të mirë apo më të keq, apo duhet të përcaktojë fatin e dikujt.
Baruti Kafele, një ekspert i drejtësisë sociale, shpjegon se është detyra e prindërve të mos e ngjizin racizmin te fëmijët e tyre dhe ata të bashkëveprojnë në shoqëri.
Kur ishte adoleshent, Kafele u transferua me familjen e tij në një qytet ku jetonin njerëz të bardhë e aty ndjehej i padukshëm.
"Fillova të lexoj historinë afrikano-amerikane dhe zbulova se kush isha, çfarë barre duhet të mbaja mbi supet dhe ku qëndroja,” shprehet ai.
Sipas tij këto biseda duhet të ndodhin gjatë gjithë kohës mes të vegjëlve dhe të rriturve.
"Si prind dhe edukator me ngjyrë të bardhë, unë zbuloj se prindërit e bardhë shpesh ndjehen të paaftë për të pasur këto biseda për shkak të mungesës së përvojës së tyre duke folur për racën dhe për këtë arsye mund t'i shmangin ato së bashku," thotë Jen Cort, një këshilltar edukativ që përqendrohet në barazi, diversitet, përfshirje dhe drejtësi.
Ai shpjegon se prindërit dhe veçanërisht prindërit e bardhë duhet të edukojnë fëmijët se racizmi nuk është një zgjidhje për një botë më të mirë.

Paraja dhe privilegji
Ju mund të flisni me fëmijët tuaj për paratë dhe për gjërat që ata duhet të arrijnë në jetë. Ekspertët thonë se këto biseda duhet të kryhen më së shumti me fëmijët e pasur që kanë gjithçka. Ata duhet të mësojnë se pasuria duhet të fitohet vetë. Sipas psikologëve duhet t’i nxisni fëmijët të bëjnë përpara vetë.
"Gjithashtu shpjegojini fëmijëve se gjatë gjithë jetës, ne ndonjëherë kemi nevojë për ndihmë dhe nganjëherë jemi në gjendje të ndihmojmë, në mënyrë që të kuptojnë se gjendja financiare nuk e përcakton mirësinë e një individi," thotë Cort.

Hidhërim dhe humbje
"Kjo ka qenë koha e duhur për t'i mësuar fëmijët në lidhje me humbjen, se çfarë është humbja dhe si ta përballojnë humbjen,” thotë David Kessler, autori i librit "Gjetja e kuptimit: Faza e gjashtë e pikëllimit".
Ekspertët thonë se të gjithë përjetojmë humbje në jetë, si ato monetare si ato në njerëz dhe pikërisht këto duhet t’i mësojmë fëmijëve, që kur të rriten të jenë të përgatitur dhe të vetëdijshëm.
Seksualiteti dhe marrëdhëniet e shëndetshme
Ekspertët shpjegojnë se kjo është një nga temat për të cilat duhet të flisni gjithmonë dhe vazhdimisht t’i pyesni fëmijët, për shokun e klasës që i pëlqen. Në ditët e sotme ka një kalvar ngjarjesh mbi marrëdhëniet e padëshiruara, apo për përdhunimet. Sipas psikologëve këto ngjarje mund të evitohen vetëm nëpërmjet komunikimit me fëmijët tuaj.
“Ata po kalojnë më shumë kohë në internet dhe mund të ekspozohen ndaj pornografisë,” thotë psikologja Amy Lang. Sinjalizoni gatishmërinë tuaj ndaj pyetjeve duke u ofruar atyre libra të përshtatshëm për zhvillim dhe prezantimin e tyre në faqet e internetit të ndryshme që përmbajnë pamje pornografike.
Burimi: The Washington Post/ Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë