Bota

Në Greqi ulen sërish rastet e reja, por shtohen frikshëm vdekjet

Greqia regjistroi sërish më pak raste të reja me Covid-19 në krahasim me një ditë më parë, por lajmi i keq është rritja thuajse 60 për qind të numrit të viktimave.

Në 24 orët e fundit autoritetet shëndetësore greke njoftuan se numri i të infektuarve të rinj ishte 2311 për dallim nga rreth 2500 të një ditë më parë. Por, numri i personave që ndërruan jetë në po të njëjtin hark kohor ishte 108, nga 72 të një dite më parë.

Situata e nxehtë mbetet në Veri të vendit, me epiqendër qytetin e Selanikut.

Autoritetet greke thonë se 522 persona ndodhen në gjendje të rëndë dhe në intubim, sërish në rritje në krahasim me 519 të një dite më parë.

Alarmi është dhënë edhe në lidhje me moshën mesatare të të infektuarve, e cila ka zbritur në 42 vjeç, megjithëse mosha mesatare e vdekjeve mbetet rreth 80 vjeç.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë