Nga Gazeta 'SI' - Në 9 mujorin janar-shtator, në Shqipëri janë dhënë 1.005 leje ndërtimi dhe 2.111.718 m2 sipërfaqe për to. Në raport vjetor, numri i lejeve është ulur, por është rritur ndjeshëm sipërfaqja e miratuar për këto ndërtime. Në të njëjtën periudhë të vitit të shkuar janë dhënë 1.040 leje ndërtimi dhe 1.707.839 m2 sipërfaqe.
Kështu raporton Instat, duke shtuar se për tremujorin korrik-shtator, këto tregues patën rënie.

Për periudhën korrik-shtator, në Shqipëri janë miratuar 269 leje ndërtimi, me rënie pothuajse 40% nga e njëjta periudhë e të njëjtit vit më parë, kur ishin dhënë 442 leje ndërtimi. Edhe sipas sipërfaqes së dhënë për ndërtim, ka pasur rënie me 26% nga e njëjta periudhë, 418.685m2.
Pothuajse 50% e kësaj sipërfaqe është dhënë për pallate, pjesa më e madhe , 271 mijë m2 në Tiranë, 96 mijë m2 në Durrës.
Në rënie raportohet edhe vlera e këtyre lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike, 21.6 miliardë lekë, nga 22.5 miliardë lekë miratuar në tremujorin e tretë 2021, duke shënuar një rënie prej 3.8.%.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.