Lajme

Ndryshon projekti i Unazës së Re. Qeveria kërkon me gjyq garancinë e DH Albania

Qeveria ka çuar në gjykatë kompaninë e sigurimit për garancinë e Unazës së Re e cila është në vlerën e 2 ml eurove.

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku është shprehur sot se “ për garancinë e lënë nga gara e parë për këtë lot është nisur një proces gjyqësor për kompaninë e sigurimeve.”, gjithashtu Loti që nis nga shkolla teknologjike deri tek Rrethrrotullimi Shqiponja ndodhet në prokurori.

Ministrja e Infrastrukturës Balluku sëbashku me Drejtuesen e Autoritetit Rrugor Shqiptar në një konferencë të përbashkët për shtyp informuan për miratimin e projektit “Rrethrrotullimi Shqiponja” nga këshilli teknik i ARRSH-së.

Projekti i hartuar nga një studio italiane kushton 2, 7 mld lekë bashkë me fondin rezervë dhe do të realizohet nga buxheti i shtetit mendohet të dorëzohet si vepër brenda 12 muajsh.
Ministrja Balluku informoi gjithashtu se ka nisur procesi për shpronësimet, të cilat do të përfundojnë në kohë rekord.

Ndërtimi i një pjese të unazës së re (loti i parë), mbikalimi pallati me shigjeta rrethrrotullimi Shqiponja, do të anulohej pasi autoritetet mësuan se kompania fituese kishte falsifikuar dokumentet e përfaqësimit në tender . Çështja është për hetim në prokuroi por përfaqësuesi i kompanisë mashtruese do të largohej nga Shqipëria pa arritur të ndalej nga policia duke u shpallur në kërkim.

Autoriteti i Rrugëve ka kërkuar që të tërheq 2 miliardë lekë që ishin vendosur si garanci për kontratën. Kjo është një formë që mbron taksapaguesit shqiptarë nga rastet kur kompanitë nuk i përgjigjen detyrimeve që kanë lidhur me qeverinë.

Sipas kontratës së sigurimit që Bilba x Shpk & DH Albania Shpk ( pretendon se degë e shoqërisë së huaj, duke falsifikuar dokumentet) i kanë derdhur tek kompania e sigurimeve Sigma Interalbanian dhe Sigal Uniqa Goup Vienna, 10 % të vlerës ë projektit, saktësisht 269,574,000 lekë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë