Keshilla

Ndryshimi i stilit të jetesës, ju mban larg demencës

Konsumi i tepërt, ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit dhe dëmtimet e kokës, të gjitha rrisin rrezikun e demencës. Në një raport të fundit ekspertët zbuluan se deri në 40% të rasteve të demencës në të gjithë botën mund të parandalohen duke ndryshuar stilin e jetesës. Të dhënat tregojnë se rreth 50 milionë njerëz në mbarë botën kanë probleme të ndryshme mendore. Deri në vitin 2040, është vlerësuar se do të ketë më shumë se 1.2 milionë njerëz që jetojnë me këto probleme të cilat për momentin nuk kanë kurë.

Sidoqoftë, ndërsa disa faktorë rreziku për demencën nuk mund të ndryshohen, për shembull gjenet ose etnia e veçantë, shumë prej tyre lidhen me stilin e jetës.

"Demenca është potencialisht e parandalueshme; ju mund të zvogëloni rrezikun ndaj sëmundjeve mendore në çfarëdo faze të jetës që jeni," thotë Gill Livingston, pedagoge e psikiatrisë së të moshuarve në Universitetin College në Londër.
Ajo shton se ndryshime të tilla në stilin e jetës mund të zvogëlojnë shanset e zhvillimit të çmendurisë si në ato me dhe pa një rrezik të lartë gjenetik për kushte të tilla.
Raporti i Komisionit Lancet për parandalimin, ndërhyrjen dhe kujdesin ndaj demencës, i cili bazohet në punën e mëparshme, zbulon se rreth një e treta e rasteve të çmendurisë mund të parandalohen.

"Ndërsa disa veprime mund të ndërmerren në një nivel personal për të trajtuar çështje të tilla, shumë kërkojnë ndryshim të udhëhequr nga qeveria,"tha Livingston. Raporti përfshin një listë prej nëntë rekomandimesh, përfshirë përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe i nxit politikëbërësit të "jenë ambiciozë për parandalimin".
Livingston tha që shifra 40% ishte optimiste pasi 12 faktorët e rrezikut nuk ka gjasa të adresohen plotësisht, hapat e vegjël mund të bëjnë ndryshime. Hulumtimet kanë treguar që evidenca e çmendurisë në Evropë ka rënë me rreth 15% në vit për 30 vitet e fundit, e pikërisht për këtë ka të ngjarë që shkak të jenë ndryshimeve në stilin e jetës, siç është mos konsumimi i duhanit dhe alkoolit, konsumimi i një diete me shumë yndyrë dhe faktorë të tjerë të një jetese të pa shëndetshme.
Sipas ekspertëve ndikimi i ndërhyrjeve në stilin e jetës, ka të ngjarë të jetë më i madh në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

"Unë nuk mendoj se është rastësi që uljet e prevalencës së demencës deri më tani kanë qenë në njerëz me të ardhura të larta, me arsim të lartë, të cilët kanë më shumë kontroll mbi jetesën e tyre. Ne presim se deri në vitin 2050 që dy të tretat e njerëzve me çmenduri, do të jenë në vendet me të ardhura të ulëta."
Fiona Carragher, drejtoreshë e hulumtimit në Shoqërinë Alzhemier, e cila e financoi pjesën nga puna, bëri thirrje për një nxitje të hulumtimit të çmendurisë, duke paralajmëruar se organizatat jofitimprurëse mjekësore po përballen me një rënie mesatare prej 40% të fondeve të kërkimit, për shkak të pandemisë Covid-19.

Fiona Matthews, profesore e epidemiologjisë në Universitetin e Newcastle, tha se përqendrimi në stilin e jetës nuk do të thotë që njerëzit duhet të mendojnë se duhet të fajësohen nëse e zhvillojnë vetë çmendurinë

"Ne mund të punojmë në uljen e rrezikut tonë personal dhe rrezikut të shoqërisë, por prapëseprapë edhe me këta faktorë rreziku barazohet vetëm me më pak se 50%," tha ajo, duke shtuar se një rritje e rrezikut nuk nënkupton se është e sigurt që do zhvillohet demencia.
Matthews tha se trajtimi i faktorëve të rrezikut në stilin e jetës, personalisht dhe si shoqëri, mbeti i rëndësishëm, duke shtuar se pabarazitë në shëndetin e popullatës, siç theksohet nga Covid-19, duhet të trajtohen menjëherë.

Burimi:The Guardian. Përktheu: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë